A do të ketë “fishkëllues” në universitete? – prezentim i studimit për korrupsionin në arsimin e lartë

Categories

A do të ketë “fishkëllues” në universitete? – prezentim i studimit për korrupsionin në arsimin e lartë

Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim  prezentoi studimin “A do të ketë “fishkëllues” në universitete?”, i përpunuar si pjesë e Rrjetit 23+.

Studimi fokusohet në efektet e zbatimit të Ligjit për mbrojtje të treguesëve dhe mundësitë për zbatimin e tij në parandalimin e korrupsionit në arsimin e lartë. Në bazë të hulumtimit të bërë, 54% nga të anketuarit konsiderojnë se korrupsioni është gjerë i përhapur në arsimin e lartë. Nga hulumtimi, 70% nga të anketuarit nuk e dijnë se egziston ligj për mbrojtje të treguesëve, kurse 83% nuk e dijnë se institucioni ku studiojnë ka person të autorizuar për pranim të lajmërimeve nga ana e treguesëve. 

Në dokument është e përfshirë korniza aktuale ligjore për parandalim të korrupsionit në arsimin e lartë, sidomos Ligji për mbrojtje të treguesëve, si dhe përvojat komparative dhe praktikat më të mira në këtë sferë. Krahas asaj, në studim janë të përpunuara edhe të dhënat primare që u siguruan përmes anketave me studentët dhe të punësuarit, si dhe përmes organizimit të tryezave të rrumbullakta në katër universitete mbrenda shtetit.

Dokumenti ofron disa sygjerime për bartësit kryesor të politikave, fillimisht Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe unversitetet, si dhe institucionet e tjera dhe organizatat në sferën e arsimit të lartë mbrenda shtetit.

Download files

 Will there be Whistleblowers at the Universities_MK Policy Brief: Will there be Whistleblowers at the Universities_MK