Analizë e zbatimit të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit

Categories

Analizë e zbatimit të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit

Këshilli për preventivë kundër delikuencës për të mitur (KPKDM) sot në ASHAM prezentoi hulumtimin “Zbatimi i Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit”, i  si pjesë e projektit Rrjeti 23+.
 
Qëllimi i hulumtimit është të vërtetohet influenca e Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit mbi politikën ndëshkuese. Për qëllimet e hulumtimit u analizuan 150 gjykime nga gjykatat në Tetovë, Veles, Koçani dhe Kavadarc.
Analiza krahasimore tregon se ligj me përmbajtje të ngjajshme nuk egziston as në shtetet evropiane e as në shtetet e të drejtës anglo-saksone. Gjegjësisht, në bazë të analizës, në SHBA në vitin 2005 rregulloret janë të një natyre konsultative, kurse në Angli dhe Uells nuk ka pikë, por rregulloret janë vetëm pikë fillestare për sanksion minimal. Në Kanada dhe Irlandë nuk egzsitojnë udhëzime për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit.


Nga rastet e analizuara, hulumtimi nxjerr implikime të shumta nga LPLlMLD:
  • Njohje të shpeshtë në seancë kryesor;
  • Aplikimi i shpeshtë i procedurave për lëshim të urdhrit penal;
  • Sanksion më të butë për vepra penale më të rënda;
  • Sanksion më të ashpër për vepra penale më të lehta;
  • Njëtrajtshmëria nuk është arritur.
Duke i pasur parasysh implikimet negative të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit, KPKDM sygjeron:
  • Ndryshim të nenit 39 paragrafi 3 të KP – me çrast do të bie baza për zbatim të LPLlMLD dhe ai do të shfuqizohet me hyrjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të KP.
  • Të rikthehet teksti i vjetër i nenit 40 të KP.
  • Shtimi i nenit 41-a, në të cilin do të parashihet zbutje e dënimit në rast marrëveshjeje.
Hulumtimi është përpunuar is pjesë e projektit Rrjeti 23+, i financuar nga Unioni Evropian. 

Download files

 Анализа на примената на ЗОВОВК

Gallery