Analizë e financimit të gjykatave në Maqedoni

Categories

Analizë e financimit të gjykatave në Maqedoni

Shoqata e punonjësve financiar të vetadministrimit lokal dhe ndërrmarjeve publike prezentuan “Raport mbi kushtet e vendosura, praktika dhe rekomandime për financim më të mirë të gjykatave në Republikën e Maqedonisë – analiza e dytë”, si pjesë e projektit Rrjeti 23+. Analiza i referohet kushteve egzistuese lidhur me financimin e gjykatave dhe jep rekomandime për përmirësimin e atyre kushteve. Në vijim janë disa nga rezultatet e analizës.

Nuk respektohet minimumi ligjor për financim të gjykatave
Ligji për buxhetin gjyqësor është instrument i rëndësishëm i cili duhet të sigurojë pavarësi të pushteti gjyqësor nga pushteti ekzekutiv. Me Ligjin për buxhet gjyqësor është e rregulluar që, duke filluar nga 01.01.2012 fondet për pushtetin gjyqësor është e patjetërsueshme të përcaktohen në lartësi prej, mësëpaku, 0.5% nga bruto prodhimi vendor i RM-së, kurse deri në fund të vitit 2015 ata të arrijnë 0,8% nga BPV.
 
Megjithatë, është e dukshme që fondet e ndara për pushtetin gjyqësor si përqindje e BPV-së, duke filluar nga viti 2010 deri në vitin 2017 shënojnë rënie të vazhdimshme (në vitin 2010 niveli i fondeve të ndara arrin 0,390%, kurse në vitin 2017 shuma e ndarë arrin 0,289%) krahas asaj që, krahasuar me shumat apsolute, fondet e ndara shënojnë rritje të vazhdueshme.
 

Analiza tregon se buxheti gjyqësor ideal për momentin do të ishte ai që arrin jo më pak se 0,5% nga BPV.
 
Mungesë e punonjësve administrativ në gjykata
Nga të dhënat e fituara si dhe nga informatat e marra nga Këshilli për Buxhetin Gjyqësor (KBGj) dhe nga gjykatat, mund të arrijmë në përfundim se është rritur numri i gjykatësve. Kjo, në veçanti, i referohet numrit të gjyqtarëve në disa gjykata themelore të shtetit, ku është dukshëm në disproporcion numri i rasteve me numrin e gjykatësve. Megjithatë, nga ana tjetër egziston problemi i numrit të pamjaftueshëm të punonjësve administrativ (bashkëpunëtorëve profesional) të cilët duhet të ndërmarrin një pjesë të caktuar të punës së gjykatësve (për shembull: shkruarja e gjykimeve, mbajtja e evidencave dhe shënimeve të ndryshme, e të tjera).

Në atë situatë, sygjerohet që gjithmonë aty ku është e mundur, gjykatësit që e kanë lënë gjykatën për arsye të ndryshme, të zëvendësohen me gjyqtarë të rinj në numër më të vogël se ata që ishin më parë, kurse në kthim dhe në kuadër të kornizës financiare të liruar për paga, të angazhohen numri i nevojshëm dhe lloji i nevojshëm i punonjësve administrativ.

Rezultatet e detajuara dhe rekomandimet mund t’i gjeni në analizën e plotë, të vendosur në linkun më poshtë.


Hulumtimi është i përpunuar si pjesë e projektit Rrjeti 23+, i financuar nga Unioni Evropian. 

Download files

 [ЗФР] Извештај за утврдени состојби, практики и препораки за подобро финансирање на судовите во Република Македонија - втора анализа

Gallery