Hulumtim: Kush punëson, komuna apo partia?

Categories

Hulumtim: Kush punëson, komuna apo partia?

Koncepti për administratë të pavarur, apolitike dhe efikase, është nji nga proceset udhëheqëse drejt demokratizimit të tërësishëm dhe funksionimit adekuat të tregut ekonomik në një shoqëri. Mos efikasiteti i administratës publike çon kah procesi i pandalshëm i praktikave të këqija të një shteti demokratik.

Hulumtimi i ZIP institutit Kush punëson, komuna apo partia?” i përpunuar në kuadër të projektit Rrjeti 23+, tregon se egzistojnë punësime politikisht të motivuara në nivel komunal. Kjo nuk është për t’u çuditur, duke pasur parasysh politizimin e përgjithshëm të administratës publike në Republikën e Maqedonisë dhe nivelit të lartë të papunësisë.
Si situata më të shpeshta në të cilat procesi i punësimit në njësitë e vetadministrimit lokal është i korruptur, listohen:
  • Në rastet kur procesi është i partizuar që në fillim, gjegjësisht kur hapet shpallje për një person që veç më është përzgjedhur;
  • Kur hapet shpallje për më shumë persona, motivohen më shumë anëtar partiak që të aplikojnë. Ata janë të privilegjuar në pjesën e intervistës, me ç’rast i ju shpërndahen më shumë pikë;
  • Kur përdoret Ligji për punësim në sektorin publik të personelit teknik dhe ndihmës, procesi për punësim është më i prekshëm ndaj korrupsionit.
Edhe pse participimi më i madh i Agjencionit për Administratë në procesin e punësimit është hap pozitiv ndaj reduktimit të korrupsionit gjatë punësimit, megjithatë në komuna, e veçanërisht në zonat më të vogla, punësimet partiake ende vazhdojnë.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit, ZIP Instituti sygjeron disa masa për përmirësimin e procesit të punësimit në nivel lokal, me qëllim të reduktimit të punësimeve politikisht të motivuara:
  • Reformimi i procedurës së punësimit – megjithëse janë ndërmarrë hapa të caktuara në këto drejtime por nuk kanë pasur efektin e duhur, lirimin e proceseve burokratike dhe procedurën e gjërë 3-vjeçare që është aktualisht në fuqi.
  • Duke vënë theksin në përvojën e punës, arsimin , aktivitetet e certifikuara, gjuhët e huaja dhe arsimin joformal – në përputhje me pikën e mëparshme, ne sygjerojmë që këto fusha të theksohen në procedurën e kundërshtimit të punësimit të motivuar politkisht.
  • Përfshirja më e madhe institucionale në proceset e kundërshitimit të punësimeve politikisht të motivuara – Agjencia për Administratë, Ministria e Teknologjisë Informative dhe Administrimit dhe vetë komunat do të përfshihen në proceset e luftimit të praktikave korruptive dhe të ketë një plan veprimi të përbashkët për të siguruar një sistem më të mirë, procedura me efektive të punësimeve.
  • Transparencë më e madhe në proceset e publikimit të shpalljeve.
  • Informimi i aplikantëve të refuzuar – kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duhet të marrin informacione të përshtatshme dhe njoftohen përse aplikacionet e tyre janë refuzuar; informimi duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme si dhe duke i kyçur instruksionet e procedurës për ankesë.
  • Aktualizimi i mekanizmave për apelim – procedurat e duhura të apelimit duhet të vihen në dispozicion të publikut dhe të jenë lehtësisht të disponueshme, dhe do të ketë mekanizma të duhur përcjellës.
  • Realizimi i mekanizmave për raportimin e punësimeve të motivuara politikisht – në mënyrë të ngjashme me pikën e mësipërme, mekanizmat e ankesave duhet të  bëhen publike dhe lehtësisht të disponueshme dhe do të ketë mekanizma të duhur për përcjelljen e tyre.
  • Përcjellja e mëtejshme e problemit nëpërmjet mediave dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në zgjidhjen e problemit.
Hulumtimi është bërë si pjesë e projektit Rrjeti 23+, i finansuar nga Unioni Evropian.

Download files

 Kush punëson, komuna apo partia?

Gallery