Është i nevojshëm balanci në mes privatësisë dhe nevojës për ndjekje të komunikimeve (Hulumtim)

Categories

Është i nevojshëm balanci në mes privatësisë dhe nevojës për ndjekje të komunikimeve (Hulumtim)

Publikimi i “bombave” politike në vitin 2015 vuri në dukje ndjekjen jo ligjore të komunikimeve telefonike të elitave politike dhe biznesore, mediumeve dhe aktivistëve. Për herë të dytë. Që nga pavarësia e Maqedonisë, u zbulua përgjimi jo ligjor masovik që shkatërroi privatësinë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe lirinë e të shprehurit. Këto skandale tregojnë abuzime serioze të sistemit shtetëror të ndjekjes së komunikimeve, më konkretisht, pajisja dhe personeli i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim.

Për shkak se Republika e Maqedonisë ende nuk ka ndërmarrë masa të përshtatshme me qëllim që të ndalon abuzime të ardhshme të sistemit të ndjekjes së komunikimeve, Shoqata Aksioni Femëror krijoi studim për politika publike, që jep pasqyrë për gjendjen dhe rekomandon masa të përshtatshme për ndalimin e abuzimeve.

Pjesë nga rekomandimet janë:
  • Të rishqyrtohet arsyeshmëria për lejimin e ndjekjes së komunikimeve për gamë të madhe të veprave penale, në bazë të vlerësimit nëse shkelja e privatësisë është proporcionale me peshën e veprës penale për të cilën bëhet fjalë dhe faktet që pritet të mblidhen me masa të posaçme hulumtimi, gjegjësiht ndjekja e komunikimeve.
  • Të parandalohet qasja direkte deri tek përmbajtja e komunikimeve nga ana e shërbimeve, gjegjësisht organet kompetente duhet së pari të informojnë operatorin dhe dërgojnë urdhër gjyqësor për ndjekje, dhe pastaj operatori të mundësojë qasje deri tek komunikimet e personit.
  • Të shtohet edhe nji palë në procedurë të aprovimit të ndjekjes së komunikimeve që do t’i përfaqëson interesat e personave, komunikimet e të cilëve propozohet të ndiqen (psh. Panel ekspertësh, përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale ose Avokati i Popullit).
  • Ligjërisht të ndahen kompetencat e rregullat për ndjekje të komunikimeve gjatë hetimeve, nga ato me karakter të sigurisë dhe kundërzbulimit.
  • Të vendoset dhe komision qytetar për mbikqyrje të ndjekjes së komunikimeve, anëtarët e të cilës, ekspert apo përfaqësues të organizatave qytetare do t’i emëron Parlamenti.
Në prezentim të hulumtimit që u mbajt me 28 shtator, morri pjesë edhe ministri për shoqëri informative dhe administrim, Damjan Mançevski, i cili premtoi se do t’i përfshin rekomandimet në ndryshimet ligjore për ndjekje të komunikimeve.

Të gjitha rekomandimet mund ti gjeni në studimin e tërësishëm për politikë publike “Кон граѓански паноптикон - Подобра рамнотежа меѓу заштитата на приватноста и потребата од следење на комуникациите“.  Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun më poshtë.

Download files

 Кон граѓански паноптикон - рамнотежа помеѓу приватноста и потребата за следење на комуникациите 

Gallery