Avokati i Popullit – në mes normatives dhe reales

Categories

Avokati i Popullit – në mes normatives dhe reales

Në kuadër të projektit “Rrjeti 23+” sot u mbajt punëtori ekspertësh me temën “Avokati i Popullit – në mes normatives dhe reales” në të cilën u diskutuan një sërë pyetjesh relevante lidhur me funksionimin e Avokatit të Popullit.

Në punëtori morrën pjesë Z. Ixhet Memeti, Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Znj. Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Z. Velimir Dellovski nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Znj. Biljana Bejkovs, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së Infoqendra dhe Znj. Gordana Duvnjak, gazetare. Kontribut konstruktiv në diskutim gjatë punëtorisë dhanë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatat qytetare dhe grupë përfaqësuesish nga mediat që një kohë të gjatë ndjekin punën e Avokatit të popullit.

Pjesë nga pyetjet dhe dilemat që u parashtruan dhe u shqyrtuan detajisht në punëtorinë e sotme janë:
  • Cilat janë sfidat kryesore në realizimin e kompetencave të zgjeruara të Ombudsmanit, në pajtim me ndryshimet ligjore të viti 2016? A do të arrihet dhe si do të arrihet pavarësi finansiare e këtij institucioni në drejtim të funksionimit të pavarur në praktikë?
  • A mund të tejkalohet problemi momental i deficitit të kuadrit në Avokatin e Popullit dhe çka duhet të ndërmirret në të ardhen në këtë drejtim? Në cilën mënyrë munet/duhet të forcohen gjashtë zyrat rajonale?
  • Pse mundësia të shqiptohet gjobë dhe vendosja e disciplinës, gjegjësisht procedurë kundërvajtëse në vetëvete nuk është e mjaftueshme të sigurohet pajtueshmëri me institucionet shtetërore kompentente me Avokatin e Popullit?
  • Cilat janë eksperiencat e deri tanishme të Avokatit të Popullit dhe organeve të tjera shtetërore nga bashkëpunimi i ndërmjetshëm dhe duke vepruar në lëndë konkrete?
  • Në cilën mënyrë do të realizohej kompetenca e re e Avokatit të Popullit të vepron si “mik i gjyqit” (amicus curiae)? Cilat janë reagimet e para të gjykatave nacionale në këto situata?
  • Cili është raporti i pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ ndaj punës së Avokatit të Popullit dhe raporteve të tija vjetore?
  • A egziston mundësia për realizim efikas të kompetencave të Ombudsmanit, krahas kufizimeve finansiare dhe të kuadrit?
  • Cilat janë sfidat e mekanizmit nacional preventiv?
  • Si është interakcioni i Avokatit të Popullit me organizatat qytetare dhe a egzistojnë mundësi për veprim të përbashkët të tyre?
  • A egziston mundësi e realizimit më efikas të kompetencave të Avokatit të Popullit në pjesën e promovimit të të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh kufizimet egzistuese?
  • Sa është transparent Avokati i Popullit në punën e tij?
  • Çfarë perceptimesh ka ndërtuar Avokati i Popullit në publik dhe a janë të njohtuar qytetarët me punën e tij?
  • A i nevojitet Avokatit të Popullit strategji e gjatë komunikuese, zëdhënës apo ekip i forcuar për marrëdhënie me publikun?
Projektin Rrjeti 23+ e implementon Instituti për Politikë Evropiane, në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë. Projekti është i finansuar nga Bashkimi Evropian.

Gallery