Shoqata PAKTIS: Ligji për matjen e dënimit shkatërroi bindjen e lirë të gjyqtarëve

Categories

Shoqata PAKTIS: Ligji për matjen e dënimit shkatërroi bindjen e lirë të gjyqtarëve

Shoqata PAKTIS prezentoi analizën e Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit. Sipas analizës së Ligjit, konstatohet se zbatimi i tij sjell deri tek shkatërrimi i sistemit të deri tanishëm penal.

“Ligji dëmton parimin e individualizimit të dënimit. Me egzistimin e kriteriumeve objektive ligjore, kategoritë e dhëna horizontale dhe vertikale, gjyqtari nuk mund të përcakton llojin e sanksionit dhe të masë dënimin që mendon se është adekuat për kryerësin e veprës penale dhe i cili do t’i kënaq qëllimet e të dënuarit dhe drejtësisë” – thuhet në analizën e PAKTIS.

Në hulumt janë analizuar më shumë vendime gjyqësore, si dhe janë inkuadruar edhe qëndrimet e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve nga Prilepi, Manastiri dhe Ohri, që u anketuan përmes pyetësorëve.

Në vazhdim gjinden pjesë nga përfudnimet e analizës:
  • Ky ligj dëmton të drejtën e garantuar me ligj të gjyqtarit të vendosë në bazë të bindjes së lirë.
  • Mund të konstatohet se qëllimi për të cilin u barazua politika penale duhej të realizohej brenda pushtetit gjyqësor, më saktësisht Gjykata Supreme, e cila do të mirrte qëndrime dhe mendime lidhur me materjen penale.
  • Në asnji mënyrë nuk mundet që përcaktimi i dënimit të jetë në kompetencë të pushtetit legjislativ dhe ai nëpërmjet sjelljes së ligjeve të vendos kufij fiks, të cilë gjyqtari duhet tvetëm t’i zbatojë. Për më tepër, vetë formimi dhe funksionimi i Komisionit për Barazimin e Politikave Penale, anëtarët e të cilit i zgjedh Parlamenti i R.M-së që do ta ndjek poltikën penale të gjykatave, që është apsurd egzistimi i organi të tillë në ndarjen strikte të pushteteve sipas Kushtetutës.
  • Ky ligj vë në dyshim rolin e gjyqtarit në administrimin e drejtësisë, duke vënë gjyqtarin në pozitë vetëm të vendos sipas asaj që është përfshirë në tabelat dhe fletat e punë të bashkangjitura në ligj.
  • Zbatimi i vazhdueshëm i ligjit çon në rezultate jo logjike në procesin e drejtësisë në kuptimin e asaj se shqiptohen dënime më të rënda për vepra penale më të lehta dhe anasjelltas.
  • Nuk arrihet qëllimi themelor i barazimit të politikave penale.
  • Ky ligj është posaqërisht i dëmshëm për kryerësit e veprave penale më të lehta që janë gjykuar më shumë herë, dhe nuk i zgjifh problemet e risocializimit të këtyre kryerësve, të cilët në vend se të largohen nga krimi i lehtë, ata gjykohen me tre ose katër vite burg, ku egziston mundësia e madhe për “infektim nga të burgosurit”.
  • Ligji nxit pranimin e fajit, pasiqë në praktikë kryerësit e veprave penale më të rënda dënohen me dënime efektive me burg, për shkak se pranojnë fajin dhe mirren vesh me prokurorin publik lidhur me lartësinë e dënimit.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin më 16 nëntor, 2017, duke vendosur sipas iniciativës të avokatit Hristijan Georgievski.

Analiza e Shoqatës PAKTIS është përpunuar si pjesë e projektit “Rrjeti 23+”, që është i finansuar nga Bashkimi Evropian.

Download files

 ПАКТИС: Анализа на Законот за одмерување на видот и висината на казната 

Gallery