Vetëm 2 gjykata në Maqedoni kanë banjo për persona me aftësi të kufizuara

Categories

Vetëm 2 gjykata në Maqedoni kanë banjo për persona me aftësi të kufizuara

Shoqata Hapini dritaret prezentoi hulumtimin për eksperiencat e deri më tanishme dhe inicijativat për sigurm të inkluzivitetit dhe qasjes në gjykatat në Maqedoni.

Në suaza të hulumtimit është bërë anketë, përmes dërgimit të pyetësorëve deri tek institucionet. Në rol të hulumtuesëve u përfshinë persona me aftësi të kufizuara në drejtim të parollës, ASGJË PËR NE, PA NE, që i vizituan gjykatat dhe kryen intervista me personat për kontakt që u sygjeruan nga ana e institucioneve. Pyetësorin e plotësuan dhe e dorëzuan 32 (94%) nga gjithësej 34 gjykata, që egzistojnë në territorin e Maqedonisë.

Qasja e jashtme
Lidhur me qasjen e jashtme të gjykatave, vetëm 28% të gjykatave u përgjigjën që nuk kanë rrugë qasëse, ose nuk ju përshtaten kërkesave të personave me aftësi të kufizuara.



Qasja në hyrjen e gjykatave
59% Rrugë hyrëse që mund ta përdorë personi me aftësi të kufizuar pa ndihmë, 16% rrugë hyrëse që nuk është funksionale, 13% gjykata është e vendosur në katin e parë, 12% Gjukata nuk ka rrugë hyrëse.

Qasja e mbrendshme
Adaptimi i mbrendshëm i gjykatave për nevojat e personave me aftësi të kufizuara është në nivel jo të pëlqyeshëm. Vetëm 2 gjykata kanë banjo për persona me aftësi të kufizuara, kurse asnji nuk ka rrugë të prekshme apo shenja të alfabetit Braille. Shikoni tabelën në vazhdim.
 
Lloji i adaptimit që mundëson gjykata Numri i gjykatave Përfaqësimi në përqindje
Rrugë qasëse në hyrje 24 75%
Ashensor 4 12%
Hapësira të vendosura në katin e parë 16 50%
Banjo e përshtatshme 2 6%
Rrugë të prekshme 0 0%
Shenja për alfabetin Braille 0 0%
Shoqërues adekuat për personat me vizion të dëmtuar 14 44%
Interpretues i gjuhës së shenjave 8 25%
Fotografia 2: Tabela për implementimin e adaptimeve për perosna me aftësi të kufizuara

Që të mundësohet komunikim më i lehtë dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, 81% e gjykatave kanë emëruar person për kontakt për pyetje dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas të dhënave të fituara dhe në pajtim me Ligjin për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili në nenin 8, paragrafi 2 thotë që “Diskriminim i personave me pengesa mentale dhe trupore, ekziston edhe atëherë kur nuk do të ndërmerren masa për shmangien e kufizimeve, përkatësisht përshtatjen e infrastrukturës dhe hapësirës, shfrytëzimin e resurseve të arritshme për publikun, ose pjesëmarrjen në jetën publike dhe shoqërore.” Vijmë në përfundim se personat me aftësi të kufizuar ballafaqohen me diskriminim, për shkak të kushteve dhe qasjes jo adekuate, në rrugën e realizimit të së drejtës.

Gjatë realizimit të hulumtimit, Hapini dritaret, krijoi bashkëpunim me gjykatat dhe procesi u zhvillua pa vështirësi. Hulumtimi i tërësishëm gjindet më poshtë.

Hulumtimi i shoqatës Hapini dritaret është përpunuar si pjesë e projektit “Rrjeti 23+”, që është i finansuar nga Bashkimi Evropian.

Download files

 Истражување: Пристапноста и инклузивноста на судовите во Македонија 

Gallery