Rrjeti 23: të mundësohet implementim i tërësishëm i Ligjit për mbrojtje të informatorëve

Categories

Rrjeti 23: të mundësohet implementim i tërësishëm i Ligjit për mbrojtje të informatorëve

Mendimi i Rrjetit 23 për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të informatorëve
 
Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të informatorëve u shqyrtua dhe miratuar në seancën e 48 të Qeverisë së RM-së që e dorëzoi në Parlamentin e RM-së në miratim të mëtutjeshëm.

Ndryshimet e propozuara janë në kahje të përmirësimit të kornizës ligjore nacionale, por gjithashtu konsiderojmë se janë të nevojshme përgatitje të rëndësishme juridike, institucionale dhe praktike për zbatimin e ligjit si dhe ngritjen e vetëdijes publike për kornizën ligjore. Në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë i vënë në implementimin efikas të ligjit.

Me këtë propozim Ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të informatorëve në thelb janë të përfshira numër i madh i mendimeve dhe rekomandimeve të Komisionit Venecian, më saktësisht është qartësuar definicioni “institucione”, përshtatje të tjera terminologjike të rekomanduara, është zgjeruar vëllimi i zbulimi i siguruar i informatave, është rishikuar neni 6 posaqërisht me zgjerimin e listës për mbrojtje gjatë denoncimit publik, mbrojtje e precizuar e informatë dhënësit, themelohet institucion që do të kryejë mbikqyrje ndaj zbatimit të dispozitave të Ligjit për mbrojtje të informatorëve etj.

Megjithatë, konsiderojmë se ligji duhet të përmban edhe rekomandime dhe qëndrime të tjera të shprehura në Mendimin e Komisionit Venecian dhe atë:
  • Të përcaktohet se zbulimi i identitetit të informatorit, qoftë edhe me vendim gjyqësor, është i mundur në rrethana dhe raste të jashtzakonshme;
  • Të përmban dispozitaqë do të siguronin ndihmë të përkohshme për informatorin gjatë procedurës para gjykatës;
  • Në pjesën e procedurës gjyqësore që është publike, për të zgjidhur problemin e raportimit të mbrojtur të mbrendshëm dhe të jashtëm, të cilat nuk janë procedura publike, është e nevojshme të specifikohen këto dispozita.
Konsiderojmë se Ligji për mbrojtje të informatorëve duhet të përmban dispozita që do t’i kushtonin vëmendje edhe personit të autorizuar për pranim të lajmërimeve si element i rëndësishëm në gjithë procedurën, me atë që do të siguronin mekanizëm për mbrojtjen e tij nga ndikimet dhe abuzimet.
Është i nevojshëm ndryshimi i Rregullores për raportimin e mbrendshëm të mbrojtur në institucionet e sektorit publik (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.46/2016), në pjesën ku i rregullon kriteriumet për emërimin e personit të autorizuar për pranim të lajmërimeve në institucionet e sektorit publik, për të cilët konsiderojmë se janë lartë të vendosura dhe shkaktojnë implikime financiare tek institucionet.

Rëndësi të madhe ka edhe përshtatja e këtij ligji me Ligjin për kontrollin e mbrendshëm të finansave publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr 90/09, 12/11, 188/13, 192/15, 147/17), gjegjëssiht me nenin 50 nga ky ligj është përcaktuar personi që lajmëron për parregullsitë dhe dyshimet për mashtrim apo korrupsion të përcaktuara nga kreu i njësisë së sektorit publik.

Data: 18.01.2018
 

Download files

 Мислење на Мрежата 23 за предлог законот за изменување и дополнување на Законот за заштита на укажувачи