Deklaratë nga Rrjeti 23 për reformat në ndjekjen e komunikimeve

Categories

Deklaratë nga Rrjeti 23 për reformat në ndjekjen e komunikimeve

Deklaratë për publikun

Si rrjet i organizatave civile që janë të dedikuara në ruajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, “Rrjeti 23” shpreh brengosje në lidhje me mënyrën në të cilën zbatohet reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve.

Shoqatat e qytetarëve që punojnë në këtë sferë nuk ishin të kyçura në grupin punues që i përgatiti zgjidhjet e reja ligjore. Modeli reformues, që parashikoi formimin e agjencionit të ri shtetëror – OTA, u zgjodh pa debatë publike, dhe gjithashtu nuk përshtatet plotësisht me rekomandimet e BE-së nga Reformat Urgjente Prioritare. Më tej, është për tu brengosur që verzionet finale të ligjeve që Qeveria i propozoi në Parlament kanë ndryshime qënjësore në krahasim me tekstet – model për të cilat publiku u ftua që të jep koment. Kështu, një numër i madh i ndryshimeve të tilla nuk dalin nga vërejtjet që deri tek Qeveria i dërguan qytetarët. Janë shtuar nene të tëra në ligjet me të cilat përpiqet të legalizohet teknologjia për përgjim të komunikimeve pa ndërmjetësimin e operatorëve (dhe agjencionit të ri OTA), gjegjësisht aparate që e gjuajnë sinjalin në të gjitha komunikimet celulare në radiuse të caktuara. Pastaj, nuk janë të definuara masat ligjore që do të sigurojnë mbikqyrje adekuate dhe kontrollë mbi përdorimin e teknologjive të tilla, dhe as nuk është bërë vlerësim i ndikimit që këta aparate mund ta kenë mbi të drejtën e privatësisë së qytetarëve. Me paraqitjen e këtyre teknologjive të reja dhe me paraqitjen e agjencionit të ri shtetëror, sistemi veç më i shtrenjtë i ndjekjes së komunikimeve do të bëhet ende më i shtrenjtë.

Përfshirja e veprave penale për të cilat është e paraparë ndjekje e komunikimeve në verzionet e reja të propozim ligjeve është zgjeruar në vend se të zvogëlohet. Është paraparë të ndiqen komunikimet jo vetëm të personave që janë të dyshuar për përgatitje apo ekzekutim të veprave penale, por edhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre, “persona të tjerë të afërm” dhe persona të tjerë “që në çfarëdo mënyre janë në komunikim me to”. Përfshirja e gjërë e tillë e ndjekjes së komunikimeve nuk është në përputhje me të ndrejtën ndërkombëtare në këtë sferë dhe krijon risk të mëtjutjeshëm për keqpërdorime.

Brengosës është edhe fakti që me dispozitat e reja ligjore nuk hiqet qasja direkte e organeve shtetërore deri tek përmbajtja e komunikimeve elektronike të secilit qytetar në Republikën e Maqedonisë, si dhe mbajtja e të dhënave për trafikun komunikues të të gjithë qytetarëve, gjegjëssith me kë, kur dhe nga cili lokacion kemi komunikuar. Dispozitata e tilla janë në kundërshtim me Kushtetutën, e cila në nenin 17 garanton liri dhe fshehtësi të letrave dhe të gjitah formave të komunikimit.

Edhe pse reformat e ndjekjes së komunikimeve na janë vendosu si kush nga Bashkimi Evropian, tekstet e reja ligjore nuk janë në përputhje me të drejtën e BE-së, e në veçanti me Direktivën 2016/680 për përpunimin e të dhënave personale në polici dhe të drejtën penale dhe Rregullativën e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave 2016/679. Reforma nuk është në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Evropiane për Drejtësi (lëndë të bashkuara C-293/12 dhe C594/12 nga viti 2014) që e shfuqizoi direktivën e BE-së që koërkonte mbledhjen e të dhënave për lokacionin e të gjithë qytetarëve, por paraqet edhe masa më invazive të privatësisë. Kështu që, ndryshimet e parapara parashikojnë detyrim që operatorët të ruajnë të dhëna për lokacionin gjeografik të të gjithë përdoruesëve edhe në momentet kur nuk kemi aktivitet komunikues në celularët tonë. Ajo don të thotë që me kërkesë të organeve shtetërore dhe pa kërkesë të gjyqit, operatorët do të jenë të detyruar të japin informata se ku kemi qenë dhe ku kemi leëvizur në çdo sekond, që nuk është e lejuar në nji shoqëri demokratike dhe e shkel të drejtën themelore të njeriut për jetë private.

Në tekstet ligjore të dërguara deri tek Parlamenti, Qeveria pa spjegim e ka fshirë dispozitën me të cilën duheshte t’i mundësohet komisionit mbikqyrës parlamentar t’i thërret drejtuesit e organeve të autorizuara shtetërore për ndjekje të komunikimeve, OTA dhe operatorët për shkak të vërtetimit të ligjshmërisë së aktiviteteve të tyre.

Në komentet e dërguara deri tek Qevera, organizatat anëtare të “Rrjetit 23” theksuan edhe të gjitha sfidat tjera dhe probleme të detekruara tek ligjet që rregullojnë këtë sferë, por vetëm numër i vogël i tyre u inkorporuan në propozimet ligjore. Nga këtu, apelojmë që Parlamenti detajisht t’i kontrollon vërejtjet eorganizatave civile lidur me reformat e rekomanduar, deputetët të intervenojnë në propozim ligjet, dhe nëse është e nevojshme, të përgatisin edhe propozime tërësisht të reja ligjore që do të jenë në përputhje me të drejtën e BE-së.  Theksojmë edhe që është e palejueshme vendimet ligjore të kalojnë në Parlament pa u diskutuar për to në komisionin parlamentar për ndjekje të komunikimeve.

Pas të gjitha skandaleve që në kontinuitet e kanë shqetësuar shtetin që nga pavarësimi i saj, theksojmë edhe nevojën për reforma gjithëpërfshirëse dhe qënjësore, që do të mundësojnë kthimin e besimit të qytetarëve në insitucionet dhe mbrojtjen e privatësisë së tyre, në përputhje me udhëzimet e detajuara nga Bashkimi Evropian.

Download files

 Став на Мрежа 23 за реформите во следењето на комуникациите