Raporti në hije për Kapitullin 23 (maj 2016 – janar 2018)

Categories

Raporti në hije për Kapitullin 23 (maj 2016 – janar 2018)

Ky raport i bashkon në një tërësi të vetme koherente të gjitha konstatimet, konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat rezultuan nga monitorimi i fushave të strukturuara në Kapitullin 23 – Jurisprudenca dhe të drejtat themelore. Në të vërtetë, ky është Raporti i tretë në hije të cilin e publikon “Rrjeti 23”. Dy raportet paraprakë kishin të bëjnë me periudhën kohore tetor 2014 - korrik 2015 dhe korrik 2015 – prill 2016.

Raporti e përfshinë periudhën kohore nga fillimi i muajit maj të vitit 2016, përfundimisht me fundin e muajit janar të vitit 2018. Periudha e përfshirjes së Raportit është vazhduar, në mënyrë që korrespondoj me ciklin e ri të raporteve të Komisionit Evropian, të cilët do të publikohen në muajin mars.

Sipas kësaj, duke e pasur parasysh krizën e gjatë dhe të thellë politike dhe institucionale, në të cilën shteti u fut me publikimin e bisedave të përgjuara nga ana e opozitës së atëhershme, tani në pushtet, e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, duke filluar nga muaji shkurt i të vitit 2015, periudha kohore e cila është objekt i këtij raporti, në mënyrë të qartë mund të ndahet në tri etapa kryesore, si vijojnë:
  1. Periudha para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016;
  2. Periudha tranzitore pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkaq para konstituimit të Qeverisë së re më 31 maj të vitit 2017; si dhe
  3. Periudha nga zgjedhja e Qeverisë së re deri në fund të muajit janar të vitit 2018.

Projekti “Rrjeti 23+”, të cilin e implementon Instituti për Politikë Evropiane – Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim t’i ofroj një kontribut të strukturuar shoqërisë civile në monitorimin dhe vlerësimin e politikave të përfshira me Kapitullin 23 nga aderimi në BE – Jurisprudenca dhe të drejtat themelore.

Download files

 Raporti në hije për Kapitullin 23 (maj 2016 – janar 2018) Извештај во сенка за Поглавјето 23 (мај 2016 - јануари 2018) [клучни наоди и препораки]