Rekomandimi është marrë, por ka ende punë në Kapitullin 23

Categories

Rekomandimi është marrë, por ka ende punë në Kapitullin 23

Rrjeti 23 sot organizoi punëtori ekspertësh me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë.

Përfundimi i përgjithshëm nga diskutimi është në kahje të asaj se Raporti i Komisionit Evropian pasqyron gjendjen reale në Republikën e Maqedonisë. Progres i rëndësishëm është arritur në kriteret politike dhe në Kapitullin 23 në krahasim me raportin e kaluar nga nëntori i vitit 2016, ku Maqedonia u përshkrua si shtet i robëruar. Është mirëpritur Strategjia për reforma në gjyqësor, por mbetet të shihet realizimi i kahjeve që janë vërtetuar me Strategjinë nëpërmjet miratimit të zgjidhjeve të veçanta ligjore dhe implementimit të tyre.

Fjalim hyrës në diskutim dhanë Ardita Abazi Imeri nga EPI, Sllagjana Taseva nga Trensperënsi Interneshënëll Maqedoni, Natali Petrovska nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Mirosllav Draganov nga Instituti për të drejtat e njeriu dhe Aleksandar Nikollov nga Zenit.

Ardita Abazi Imeri nxorri në pah që është e rëndësishme që Maqedonia ta mirëmbajë dhe thellon nivelin e reformave, gjë që është potencuar edhe në raport. “Raporti i Komisionit Evropian sjell perspektivë pozitive, por është i nevojshëm egzistimi i një çmimi real. Rekomandimi rikthen efektivitetin e politikës së kushtëzimit dhe i jep nxitje Maqedonisë t’i implementon reformat.”

Sllagjana Taseva vuri në dukje që puna pozitive rreth rekomandimit të Komisionit Evropian është që egziston përfshirje dhe mbikqyrje e madhe nga ana e BE-së, sidomos  në procesin eventual të negociatave. “Por gjendja lidhur me korrupsionin për momentin është shumë e keqe. Janë të nevojshme hapa vendimtare në luftimin e korrupsionit.” shtoi Taseva.

Egzistimi i Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor është i mirë, por zbatimi është i dobët, potencoi Natali Petrovska. “Komisioni Evropian na jep përkrahje lidhur me kahjen dhe dëshirën për reforma, por implementimi i vërtetë i reformave ende nuk ka ardhur. Egzistojnë ndryshime në mënyrën në të cilën gjyqtarët gjykojnë në rastet e PSP-së, por ajo është më shumë pragmatizëm politik se sa ndryshim në atë sektor.”

Për atë se implementimi i vërtetë i Strategjisë ende nuk ka ardhur pajtohet edhe Mirosllav Draganov, që potencoi se sipas planit akcionar, sjellja e ligjeve është paraparë deri në shtator, që nënkupton se ata do të votohen gjatë verës. “Por disa zgjidhje ligjore do të hyjnë në fuqi nga viti 2020. Kjo do të thotë që nëse zmadhohen kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve, në ndërkohë, gjyqtarët do të zgjedhen në bazë të kriteriumeve më të ulta. Kjo do të ndikojë në efetivitetin e reformave, sepse ata gjytarë veçmë do të jenë të zgjedhur.” shtoi Draganov.

Në diskutim u cekën edhe probleme të tjera me reformat e ndjekjes së komunikimeve. Sipas Aleksandar Nikollov, Komisioni Evropian i mbështet reformat në këtë sferë, me propozimin e Agjencionit operativo teknik si zgjidhje. “Megjithatë , raporti nuk thekson se kjo zgjidhje nuk e heq tërësisht qasjen në komunikimet e MPB/ UBK, si dhe se ata do të vazhdojnë të mbledhin meta të dhëna. Problematike është edhe mbikqyrja mbi ndjekjen e komunikimeve, sepse deputetët nuk kanë njohuri të nevojshme lidhur me teknikën dhe procedurat që të munden në mënyrë efektive ta kryejnë mbikqyrjen.” tha Nikollov.

Në diskutim morrën pjesë përfaqësues nga think-tank organizatat, organizatat civile dhe nga Ministria e drejtësisë.
Proekti Rrjeti 23 implemenohet nga Instituti për politikë evropiane, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriu në RM. Proekti finansohet nga Bashkimi Evropian.

Gallery