Dialog për politikë: Konfiskimi i pronës dhe pronësisë të fituar në mënyrë jo ligjore

Categories

Dialog për politikë: Konfiskimi i pronës dhe pronësisë të fituar në mënyrë jo ligjore

Instituti për politikë evropiane më 8 qershor 2018 (e premte) mbajti dialog për politikë me temën “Konfiskimi i pronës dhe pasurisë të fituar në mënyrë jo ligjore” në Public Room, në suaza të proektit Rrjeti 23+. Në këtë punëtori mbajtën fjalim hyrës Dr. Simonida Kacarska, drejtoreshë e EPI dhe ministri i punëve të mbrendshme Z. Oliver Spasovski.

Panelistët ishin:
  • Dr. Sllagjana Taseva, kryetare e Transparency International – Maqedoni
  • Prof. Dr. Llazar Nanev, gjykatës
  • Dragan Malinovski, avokat
  • Prof. Dr. Boban Misoski, profesor në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” në Shkup
Në diskutim u bashkangjitën edhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente për zbatimin e këtyre masave, përfaqësues të organizatave qytetare, si dhe përfaqësues nga akademia.

Ky dialog për politikë kishte për qëllim debatë të strukturuar për opsionet për avancim të bashkëpunimit të institucioneve dhe sistemin gjithpërfshirës me qëllim të zbatimit të suksesshëm të masës konfiskim.
 
Debati u organizua në suaza të proektit Rrjeti 23+, që finansohet nga Bashkimi Evropian dhe kofinansohet nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd. Proektin e zbatojnë Instituti për politikë evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë.
 

Gallery