Dialog për politikë: Reforma për çlirimin e shtetit

Categories

Dialog për politikë: Reforma për çlirimin e shtetit

Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë më 8 qershor, 2018 mbajti dialog për politikë me temë “Reforma për çlirimin e shtetit” në Public Room, në suaza të proektit Rrjeti 23+. Fjalim hyrës në këtë dialog dha Znj. Uranija Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të Drejatat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Folës në dialogun për politikë ishin:
  • Mr. Goce Kocevski, menaxher proekti dhe koordinator për ndihmë juridike dhe përfaqësim në Shoqatën e juristëve të rinj, me temë: Reformat në gjyqsësor dhe të drejtat e njeriut”
  • Tatjana Kallajxhiska, shefe në MPB – Njësia për Parandalim dhe integritet në Njësinë për kontrollë të mbrendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale me temë: “Vendosja e kontrollit të jashtëm në polici”
  • Sibel Amet, këshilltare juridike në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriu në Republikën e Maqedonisë me temë: Reforma në burgje dhe respektimi i të drejtave”
Debatin e moderoi Hajdi Shterjova Simonoviç nga Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Në diskutim u kyçën edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave civile.

Dialogu ka për qëllim debatë të strukturuar për atë se si zbatimi i reformave në sistemin gjyqësor, duke vendosur këtu edhe reformat në polici dhe sistemin penitenciar, shprehet në respektimin e të drejtave themelore të njeriut në Maqedoni.

Debati u organizua në suaza të proektit Rrjeti 23+, që finansohet nga Bashkimi Evropian dhe kofinansohet nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd. Proektin e zbatojnë Instituti për politikë evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Gallery