E ardhmja evropiane e Maqedonisë fillon me Kapitullin 23

Categories

E ardhmja evropiane e Maqedonisë fillon me Kapitullin 23

Kapitulli 23, i cili e përfshinë jurisprudencën, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të qytetarëve është Kapitulli i parë i cili hapet në negociatat me Bashkimin Evropian, bashkë me Kapitullin 24. Në këtë mënyrë, Unioni e thekson rëndësinë e parimit të sundimit të së drejtës, si një nga vlerat më të rëndësishme të tij. Për këto arsye, me rëndësi të madhe është të diskutohen gjendjet dhe sfidat të cilat pasojnë në Kapitullin 23, veçanërisht të theksuara para miratimit të Vendimit të Këshillit të Evropës për fillimin eventual të negociatave me BE.

Ky dokument i shkurtër mbi politikë publike bazohet në qëndrimet e shprehura në konferencën finale të projektit Rrjeti 23+, që u mbajt më 5 qershor, me titullin “Kapitulli 23: Kuti e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?”. Konferenca përbëhej nga katër sesione, sipas strukturës së Kapitullit 23, për të cilat debatuan politikanë, ekspert, folës nga më shumë institucione, organizata dhe partnerë ndërkombëtar, me qëllim të përcaktimit të mirëfilltë të gjendjes në Republikën e Maqedonisë, si dhe hapat më të rëndësishëm të cilët, gjatë periudhës së ardhshme, duhet t’i ndërmerr shteti.

--

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd, ndërsa kjo ngjarje u mbështet nga Komuna Qendër. Mendimet e paraqitura në këtë dokument janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e donatorëve.

Download files

 E ARDHMJA EVROPIANE E MAQEDONISË FILLON ME KAPITULLIN 23: Dokument i shkurtër mbi politikë publike

Gallery