Dokumente: Gjyqësori - Profesionalizëm / aftësi / efikasitet

 Bulgaria’s Experience in Reforming the Judiciary as a Challenge for EU Membership

  •  13 shtator 2021
  •  Ndërkombëtar
  •  sektori joqeveritar
  •  Dokument i politikës

 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përvoja dhe Perspektiva

  •  13 shtator 2021
  •  Margarita Caca Nikollovska, Igor Spirovski, Martin Sopronov
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Gjykatat kushtetuese janë autoritete të veçanta kushtetuese të cilat si kompetencë të tyre e kanë kontrollin mbi kushtetutshmërinë, ndërsa në disa vende edhe ligjshmërinë. Si rezultat i këtij roli të tyre të rëndësishëm në sistemet politikë të shteteve ato paraqesin një element kyç të konstitucionalizmit që e nënkupton kundërpeshën (kufizimin) e supremacisë parlamentare dhe të pushtetit ekzekutiv në procesin e sendërtimit të pushtetit shtetëror dhe për vendosjen e sistemit të “demokracisë kushtetuese” të bazuar mbi supremacinë e Kushtetutës. Në këtë kuptim, njëri nga funksionet themelore të gjyqtarëve kushtetues konsiston me sigurimin e vlerës së parimit themelor të ndarjes së pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në një shoqëri demokratike, përkatësisht t’i kontrollojnë dhe mbajnë titullarët e këtyre pushteteve në kufijtë e prerogrativëve të tyre kushtetues me qëllim të sendërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë demokratike të bazuar në sundimin e të drejtës dhe liritë e

Më shum

 Si të përmirësojmë kulturën juridike në Maqedoni

  •  25 gusht 2021
  •  Natali Petrovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Tjetër

Të gjithë këta faktorë ndikojnë në mënyrën se si do të përpiloheshin vendimet gjyqësore, si dhe cilësia e tyre, e cila është thelbësore për ekzistimin e jurisprudencës që do të ofrojë ushtrimin dhe sigurimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe subjekteve të tjera në vend. Cilësia e drejtësisë është një përkushtim i vazhdueshëm dhe afatgjatë i organeve dhe mekanizmave ndërkombëtarë të parashikuara nga konventat, rezolutat dhe rekomandimet e miratuara nën patronazhin e tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit në drejtësi, përmirësimin dhe thjeshtimin e procedurave, zvogëlimin e ngarkesës së gjykatave nga puna dhe rifokusimin mbi punën e gjyqtarëve për aktivitete të pastra gjyqësore.

Më shum

 Analiza e cilësisë së vendimeve gjyqësore në fushën e procedurës kundërvajtëse

  •  23 gusht 2021
  •  Dr. Mariana Loncar Velkova
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Analiza e cilësisë së vendimeve gjyqësore në fushën e procedurës kundërvajtëse punuar nga Dr. Marijana Llonçar Vellkova, përfshin 60 vendime anonime nga katër zonat e apelit të miratuara në peroudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, ku nji nga palët është person fizik. Analiza është bërë vetëm në bazë të treguesve cilësorë konform Metodologjisë për analizën e cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore dhe e njëjta nuk përmban kuantifikimin e rezultateve të fituara në bazë të treguesve kuantitativë konform metodologjisë.

Më shum

 Aleancë solidaritet dhe betejë – sfidimi i statukuosë së sindikalizmit bashkëkohor maqedonas

  •  20 korrik 2021
  •  Vildan Drpljanin, Natasha Petkovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky punim analizon rolin e sindikatave në marrëdhëniet e punës përmes prizmit të subjektivitetit të tyre juridik. Qëllimi është, duke paraqitur dy pikëpamje të ndryshme mbi statusin juridik, për të treguar se si gjetjet e hulumtimit të kryer imponojnë tendencën për të sfiduar statukuonë ekzistuese. Duke pasur parasysh fuqinë asimetrike midis sindikatave të nivelit më të lartë dhe sindikatave “të ulëta” në ligjërimin për subjektivitetin e tyre juridik, punimi tregon se kur të gjitha sindikatat të kenë cilësinë e një personi juridik, atëherë forcohet në thelb organizimi sindikal, në krahasim me statusin aktual juridik. Argumenti tregon se përvetësimi i statusit të një personi juridik me momentin e regjistrimit në regjistrin përkatës, për sindikatat paraqet hapin e parë në rrugën e gjatë drejt forcimit të aleancës, solidaritetit dhe betejës për të realizuar interesat dhe qëllimet e përbashkëta. Duke u nisur nga përgjigjet rreth funksionit themelor të sindikatës dhe statusit juridik të të g

Më shum

 Efikasiteti i inspektoratit shtetëror të punës në mbrojtjen e të drejtave të punëtorit – Infografik numer 7

  •  30 mars 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Statistikë

Eshte infografik cili përmban të dhëna për procedimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës në lidhje me inspektimet e jashtëzakonshme, si dhe rekomandime përkatëse për përmirësimin e efiçiencës së Inspektoratit. Ky produkt është hartuar në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Më shum

 Infografik: Sa përdoret ndërmjetësimi në vendin tonë?

  •  28 janar 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Informacion

Infografik për normat e përdorimit të ndërmjetësimit si mënyrë altertive e zgjidhjes të kontesteve në Maqedoninë e Veriut

Më shum

 Raport për vitin 2019 për rezultatet nga realizimi i strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017 – 2022

  •  05 nëntor 2020
  •  Aleksandar Nikolov, Iva Conevska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport bazohet në planin për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimit të rezultateve të Strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017-2022, e cila përmban tregues të orientuar drejt qytetarëve dhe bashkëveprimin e tyre me gjyqësorin, për qëllimet strategjike, drejtimet, masat dhe aktivitetet e Strategjisë.

Më shum

 Raport për vitin 2019 për rezultatet nga realizimi i strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017 – 2022

  •  05 nëntor 2020
  •  Aleksandar Nikolov, Iva Conevska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport bazohet në planin për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimit të rezultateve të Strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017-2022, e cila përmban tregues të orientuar drejt qytetarëve dhe bashkëveprimin e tyre me gjyqësorin, për qëllimet strategjike, drejtimet, masat dhe aktivitetet e Strategjisë. Treguesit matin rezultatet përmes prizmit të të drejtave të njeriut dhe efekteve mbi qytetarët, kundrejt funksionimit të përgjithshëm të sektorit. Ky raport përfshin qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: cilësia, efikasiteti, transparenca, planifikimi strategjik dhe politikëbërja, institucionet e drejtësisë, fusha ndëshkimore-korrigjuese, fusha juridike dhe e kundërvajtjes dhe fusha juridike-civile. Treguesit nuk i përfshijnë qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: pavarësia dhe paanësia,1 përgjegjësia, qasja në drejtësi (me përjashtim të noterisë, përmbarimit dhe ndërmjetësimit), Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve, fusha administrative-juridike.

Më shum

 Ветинг во судството: Од вонредна мерка до вонредни проблеми

  •  22 tetor 2020
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Dokument i politikës