Dokumente: Të drejta themelore - E drejta procedurale

 DISKRIMINIMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT: kuadri ligjor, sfidat dhe perceptimi i bazave të diskriminimit

  •  14 dhjetor 2020
  •  Margarita Caca Nikollovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Diskriminimi si dukuri ka efekt negativ në një shoqëri dhe çon në krijimin e paragjykimeve dhe perceptimeve negative tek njerëzit për një gjendje të caktuar, me ç’rast diversiteti perceptohet më shumë si problem sesa si përfitim. Qëllimi i përgjithshëm në luftën kundër diskriminimit konsiston me mundësinë e qasjes së barabartë dhe të drejtë në mundësitë që i ofron një shoqëri. Kjo analizë ka për qëllim ta pasqyrojë gjendjen e diskriminimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes retrospektivës të rendit kushtetues dhe kuadrit ligjor deri në problemet që kanë të bëjnë me shfuqizimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe miratimin e ligjit të ri në tetor të vitit 2020. Periudha kohore në të cilën nuk ekzistonte rregullimi ligjor i diskriminimit, në kuptimin e ligjit lex specialis, ishte një shkas i mirë t’i jepet mundësi zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardeve të vendosura të Gjykatës Evropiane për të

Më shum

 Анализа на уредби со законска сила

  •  18 nëntor 2020
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

 Raport për vitin 2019 për rezultatet nga realizimi i strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017 – 2022

  •  05 nëntor 2020
  •  Aleksandar Nikolov, Iva Conevska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport bazohet në planin për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimit të rezultateve të Strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017-2022, e cila përmban tregues të orientuar drejt qytetarëve dhe bashkëveprimin e tyre me gjyqësorin, për qëllimet strategjike, drejtimet, masat dhe aktivitetet e Strategjisë. Treguesit matin rezultatet përmes prizmit të të drejtave të njeriut dhe efekteve mbi qytetarët, kundrejt funksionimit të përgjithshëm të sektorit. Ky raport përfshin qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: cilësia, efikasiteti, transparenca, planifikimi strategjik dhe politikëbërja, institucionet e drejtësisë, fusha ndëshkimore-korrigjuese, fusha juridike dhe e kundërvajtjes dhe fusha juridike-civile. Treguesit nuk i përfshijnë qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: pavarësia dhe paanësia,1 përgjegjësia, qasja në drejtësi (me përjashtim të noterisë, përmbarimit dhe ndërmjetësimit), Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve, fusha administrative-juridike.

Më shum

 Raport i veçantë për gjendjen e të drejtave të njeriut në kohën e Kovid-19

  •  13 tetor 2020
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Pandemia e virusit KOVID-19 ka shkaktuar efekte globale në përmasa të pakrahasueshme me çfarëdo ngjarje tjetër në historinë e njerëzimit. Kriza shëndetësore në rritje të shpejtë, e cila i ka goditur pothuajse të gjitha vendet në botë, po shkakton pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe sociale, nga të cilat njerëzimi gjatë kohë nuk do të rimëkëmbet. Duke marrë parasysh seriozitetin dhe rrjedhën e pasigurt të ngjarjeve, shumë qeveri, ndër to edhe e jona, e konsideruan të nevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për t’u përballur plotësisht me rreziqet dhe dëmet nga virusi i ri korona. Dhe, meqenëse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mund të ndërmarrë veprime përtej asaj që lejohet në kushte normale, kjo gjithashtu nënkuptonte një alarm për të shtuar vigjilencën mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Më shum

 Извештај во сенка 2020

  •  26 maj 2020
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

 Dokument për politikat publike “Implementimi i Strategjisë për Reformë të Sektorit të Jurisprudencës në vitit 2017 – 2022”

  •  19 dhjetor 2019
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Dokument i politikës

Ky dokument i shkurtër për politikën publike bazohet në qëndrimet e prezantuara në dialogun për politika publike, i cili u mbajt më 11 dhjetor të vitit 2019 në hotel Arka në Shkup, në kuadër të Projektit “Parnteriteti Justitia: Rikthimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e implementon Instituti për Politikë Evropiane dhe Asociacioni ZENIT, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian përmes Sektorit për financim qendror dhe lidhje të marrëveshjeve dhe i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Projekti ka për qëllim të kontribuoj në rikthimin e besimit të qytetarëve në Sektorin maqedonas të jurisprudencës, përmes përfshirjes të konsiderueshme të shoqërisë civile në reformat thelbësore. Përfituesit e fundit të këtij Projekti janë institucionet nga fusha e jurisprudencës. Dialogu përbëhet nga dy sesione në të cilët morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik, gjyqtarë, prokurorë publik, ekspertë të

Më shum

 Shqyrtim krahasues për vitin 2018 dhe 2019 të notave të Komisionit Evropian për Kapitullin 23

  •  15 korrik 2019
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Informacion

Infograf që tregon dallimet në nota të Komisionit Evropian për Kapitullin 23 në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Më shum

 shadow-report19

  •  14 maj 2019
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

 Vlerësimi i ndikimit të legjislacionit mbi Ligjin për gjykata

  •  14 dhjetor 2018
  •  Mr. Iva Conevska, Mr. Ismail Kamberi
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Kjo analizë ka për qëllim të kontribuoj në avancimin e gjendjeve dhe implementimin e standardeve evropiane në pjesën e gjyqësorit, duke e pasur parasysh kontekstin nacional.

Më shum

 Përmbledhja e rezymeve nga hulumtimi i grantistëve të projektit Rrjeti 23+

  •  29 qershor 2018
  •  Rrjeta 23
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

• Drejt panoptikonit qytetar: Baraspeshë më e mirë midis mbrojtjes së privatësisë dhe nevojës për ndjekjen e komunikimeve • Kush punëson komuna apo partia? • Burimet e financimit, lartësia e mjeteve të siguruara dhe ndikimi i tyre mbi pavarësinë e pushtetit gjyqësor • A do të ketë “bilbilfryrës” në universitete? Mundësitë e Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve dhe parandalimin e korrupsionit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë • Monitorimi i implementimit të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë në Gjykatën Themelore Shkup I dhe Shkup II • Ndihma juridike falas – sfidat dhe zgjidhjet • Aksesi dhe inkluziviteti i gjykatave në Maqedoni • Analizë e Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit • Analizë e zbatimit të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit

Më shum
Dokumente kyçëse
  • Skrining raport i Komisionit Europian për Republikën e Kroacisë
  • Prioritetet urgjente reformike për Republikën e Maqedonisë
  • Marëveshtje për Bashkimin Europian
Shiko të gjithë dokumentet