Dokumente: Me tag Barazia

 Raporti në hije për Kapitullin 23 për periudhën tetor 2021 – shtator 2022

  •  29 dhjetor 2022
  •  Angela Delevska, Beba Zhagar
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport në hije bashkon në një tërësi të vetme koherente të gjitha gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet që dolën nga monitorimi i fushave të përfshira në Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Ky është raporti i shtatë i tillë i publikuar nga Instituti për Politika Evropiane (EPI) – Shkup, duke marrë parasysh komentet dhe opinionet e organizatave joqeveritare. Gjashtë periudhat e mëparshme mbulojnë periudhat në vijim: tetor 2014 – korrik 2015, korrik 2015 – prill 2016, maj 2016 – janar 2018, qershor 2018 – mars 2019, prill 2019 – mars 2020 dhe prill 2020 – shtator 2021.

Më shum

 Rendesia e qasjes se bazuar ne te drejtat e njeriut per t'iu pergjigjur krizes shendetesore KOVID-19 ne Republiken e Maqedonise se veriut

  •  29 mars 2022
  •  Martina Smilevska Kcheva
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Dokument i politikës

Pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 shkaktoi krizë shëndetësore, ekonomike dhe sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si përgjigje, qeveria ka marrë një sërë masash kufizuese për të parandaluar ekspozimin e njerëzve ndaj virusit dhe ngadalësimin e përhapjes së tij, si dhe një sërë masash të tjera për të zbutur efektet negative të kufizimeve të vendosura. Masat e marra kanë ndikuar mjaft në kufizimin e të drejtave të qytetarëve, duke përfshirë vendosjen e orës policore, ruajtjen e distancës sociale, kufizimin e lëvizjes dhe grumbullimit, mbylljen e kufijve dhe ndalimin e trafikut ajror, edukimin online, ndalimin e ngjarjeve fetare dhe garave sportive, shtyrjen e afateve procedurale në proceset gjyqësore, mbylljen e bizneseve jothelbësore etj. Ndërkohë që kufizimet e tilla mbi liritë dhe të drejtat mund të kenë qenë pjesërisht të nevojshme për të kontrolluar pandeminë, shumë prej këtyre politikave kanë qenë shumë të gjera apo është neglizhuar ndikimi i tyre mbi kategoritë m

Më shum

 Задржување од имиграциски причини во Северна Македонија низ бројки

  •  29 dhjetor 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

 Ndikim e mediumeve sociale dhe mas-mediumeve ne krijmin e mendimit publik dhe konsekuencat e reflektuara nga al nepermjet ndertimt te stereotipeve, diskrinimit, bullingut dhe gjuhes se urrejtjes tek nxenesit e shkolles se mesme

  •  15 dhjetor 2021
  •  Vesna Popovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Мediumet në shtet shpesh informojnë mbi gjendjen e dhunës bashkëmoshatare, agresivitetin dhe stigmatizimin ndërmjet nxënësve në shkollat e mesme, por mungojnë hulumtime empirike për lidhjen kauzale ndërmjet qëndrimeve të këtilla dhe burimeve të ndikimeve potenciale mbi formimin e tyre. Në kontekst të ndodhive të fundit: pandemija, izolimi social dhe mësimdhënia online, eventet e këtille nuk munguan në botën offline, që tregon se roli i mediumeve, në gjithë procesin, paraqet faktor të cilit duhet ti qaset.

Më shum

 ИДНИНАТА НА СЛОБОДАТА НА СОБИРАЊЕ ВО СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ВО ДИГИТАЛНАТА ЕРА

  •  19 nëntor 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

 Raport mbi vizitat pasuese PEr situaten dhe kushtet ne institucionet ndeshkimore-korrektuese ne Republiken e Maqedonise se Veriut ne korrik 2021

  •  15 nëntor 2021
  •  Ina Xhugumanova , Arben Gudaç
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Eliminimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe qendrat e paraburgimit”, financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Për qëllimet e projektit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve. Raporti bazohet në vizitat në terren nga ana e një përfaqësuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – Ina Xhugumanova, përfaqësuesit e Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj – Arben Gudaçi, si dhe ekspertë të jashtëm të angazhuar nga ekipi i monitorimit, psikiatrja Marija Kostadinovska dhe psikoterapeutja Elisaveta Sekullovska. Ekspertët u angazhuan për ta vlerësuar ndikimin e mundshëm të kushteve materiale në burgjet dhe ambientet e paraburgimit të personave që qëndrojnë në këto institucione. Vlerësimi është kryer duke ofruar këshillim psikiatrik dhe psikoterapeutik për personat e d

Më shum

 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përvoja dhe Perspektiva

  •  13 shtator 2021
  •  Margarita Caca Nikollovska, Igor Spirovski, Martin Sopronov
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Gjykatat kushtetuese janë autoritete të veçanta kushtetuese të cilat si kompetencë të tyre e kanë kontrollin mbi kushtetutshmërinë, ndërsa në disa vende edhe ligjshmërinë. Si rezultat i këtij roli të tyre të rëndësishëm në sistemet politikë të shteteve ato paraqesin një element kyç të konstitucionalizmit që e nënkupton kundërpeshën (kufizimin) e supremacisë parlamentare dhe të pushtetit ekzekutiv në procesin e sendërtimit të pushtetit shtetëror dhe për vendosjen e sistemit të “demokracisë kushtetuese” të bazuar mbi supremacinë e Kushtetutës. Në këtë kuptim, njëri nga funksionet themelore të gjyqtarëve kushtetues konsiston me sigurimin e vlerës së parimit themelor të ndarjes së pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në një shoqëri demokratike, përkatësisht t’i kontrollojnë dhe mbajnë titullarët e këtyre pushteteve në kufijtë e prerogrativëve të tyre kushtetues me qëllim të sendërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë demokratike të bazuar në sundimin e të drejtës dhe liritë e

Më shum

 Aleancë solidaritet dhe betejë – sfidimi i statukuosë së sindikalizmit bashkëkohor maqedonas

  •  20 korrik 2021
  •  Vildan Drpljanin, Natasha Petkovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky punim analizon rolin e sindikatave në marrëdhëniet e punës përmes prizmit të subjektivitetit të tyre juridik. Qëllimi është, duke paraqitur dy pikëpamje të ndryshme mbi statusin juridik, për të treguar se si gjetjet e hulumtimit të kryer imponojnë tendencën për të sfiduar statukuonë ekzistuese. Duke pasur parasysh fuqinë asimetrike midis sindikatave të nivelit më të lartë dhe sindikatave “të ulëta” në ligjërimin për subjektivitetin e tyre juridik, punimi tregon se kur të gjitha sindikatat të kenë cilësinë e një personi juridik, atëherë forcohet në thelb organizimi sindikal, në krahasim me statusin aktual juridik. Argumenti tregon se përvetësimi i statusit të një personi juridik me momentin e regjistrimit në regjistrin përkatës, për sindikatat paraqet hapin e parë në rrugën e gjatë drejt forcimit të aleancës, solidaritetit dhe betejës për të realizuar interesat dhe qëllimet e përbashkëta. Duke u nisur nga përgjigjet rreth funksionit themelor të sindikatës dhe statusit juridik të të g

Më shum

 Efikasiteti i inspektoratit shtetëror të punës në mbrojtjen e të drejtave të punëtorit – Infografik numer 7

  •  30 mars 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Statistikë

Eshte infografik cili përmban të dhëna për procedimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës në lidhje me inspektimet e jashtëzakonshme, si dhe rekomandime përkatëse për përmirësimin e efiçiencës së Inspektoratit. Ky produkt është hartuar në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Më shum

 DISKRIMINIMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT: kuadri ligjor, sfidat dhe perceptimi i bazave të diskriminimit

  •  14 dhjetor 2020
  •  Margarita Caca Nikollovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Diskriminimi si dukuri ka efekt negativ në një shoqëri dhe çon në krijimin e paragjykimeve dhe perceptimeve negative tek njerëzit për një gjendje të caktuar, me ç’rast diversiteti perceptohet më shumë si problem sesa si përfitim. Qëllimi i përgjithshëm në luftën kundër diskriminimit konsiston me mundësinë e qasjes së barabartë dhe të drejtë në mundësitë që i ofron një shoqëri. Kjo analizë ka për qëllim ta pasqyrojë gjendjen e diskriminimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes retrospektivës të rendit kushtetues dhe kuadrit ligjor deri në problemet që kanë të bëjnë me shfuqizimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe miratimin e ligjit të ri në tetor të vitit 2020. Periudha kohore në të cilën nuk ekzistonte rregullimi ligjor i diskriminimit, në kuptimin e ligjit lex specialis, ishte një shkas i mirë t’i jepet mundësi zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardeve të vendosura të Gjykatës Evropiane për të

Më shum
Dokumente kyçëse
  • Skrining raport i Komisionit Europian për Republikën e Kroacisë
  • Marëveshtje për Bashkimin Europian
  • Marëveshtje për funksionimin e Bashkimit Europian
Shiko të gjithë dokumentet