Rrjeti 23: 54% nga administrata mendon se gjendja e gjyqësorit është e keqe

Categories

Rrjeti 23: 54% nga administrata mendon se gjendja e gjyqësorit është e keqe

Sot, Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM dhe Instituti për politikë evropiane – Shkup në konferencë për shtyp prezentoi hulumtimin e mendimit të shërbyesëve administrativ në Republikën e Maqedonisë që punojnë në Kapitullin 23: gjyqësori, antikorrupcioni dhe të drejtat themelore të njeriut.

Për më shumë shikoni anketën e qytetarëve për Kapitullin 23.

Gjyqësori
Rezultatet tregojnë që 54% nga të anketuarit në administratën shtetërore konsiderojnë që gjendja në gjyqësorin e Maqedonisë është e keqe, përderisa vetëm 11% e konsiderojnë si të mirë. Vetëm 7% nga shërbyesit e administratës konsiderojnë se qytetarët kanë besim në sistemin gjyqësor të shtetit, përderisa 62% konsiderojnë se qytetarët nuk kanë besim në sistemin gjyqësor.

Për zmadhimin e besimit në sistemin gjyqësor, më shumë se gjysma e të anketuarëve konsiderojnë se është i nevojshëm zvogëlimi i influencës të ekzekutivit mbi gjyqësorin (55%), si dhe zmadhimin e pavarësisë dhe paanshmërisë të gjykatave (53%).

Të anketuarit me përvojë pune nga 7-10 vite e vlerësojnë si më të mirë gjendjen nga ata që kanë përvojë pune 1-2 vite. Gjithashtu të punësuarit në administratën shtetërore nga etniteti shqiptar, dukshëm e vlerësojnë më shumë situatën nga të punësuarit e etnitetit maqedon në administratën shtetërore.

Antikorrupcioni
46% nga të anketuarit e vlerësojnë gjendjen e përgjithshme lidhur me luftën kundër korrupcionit si tl keqe, përderissa rreth 15% e vlerësojnë si të mirë. Më shumë se dy të tretat (69%) nga të punësuarit në administratën shtetërore pajtohen që rekomandimet e propozuara nga BE-ja për zbatimin e reformave në sferën e luftës kundër korrupcionit janë të përshtatshme dhe të zbatueshme. Me këtë qëndrim qënësisht më shumë pajtohen të punësuarit e etnitetit shqiptar në adminsitratën e shtetit në krahasim me etinitetit maqedonas të punësuar në adminsitratën shtetërore.

Të drejtat themelore të njeriut
Gjendja e përgjithshme me të drejtat e njeriut është e vlerësuar si e mirë dhe shumë e mirë nga 29% e të punësuarve në adminstratën shtetërore, përderisa si të keqe e vlerësojnë përafërsisht 30%.

Është i ndarë mendimi lidhur me përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE në aspekt të të drejtave të njeriut. Gjegjësisht diç më shumë se nji e treta (35%) nga të punësuarit në administratën shtetërore konsiderojnë se Republika e Maqedonisë është e përgatitur për anëtarësim në BE nga aspekti i të drejtave të njeriut, përderisa përafërsisht 30% konsiderojnë që nuk është e përgatitur. Të punësuarit me përvojë pune mbi 15 vite në masë më të madhe pajtohen që Republika e Maqedonisë është e përgatitur për anëtarësim në BE nga aspekti i të drejtave të njeriut, në krahasim me ato punonjës administrativ me përvojë pune nga 2-5 vite.

Hapat e reformave
Numër  madh i të anketuarve 89% konsiderojnë se reformat në sistemin gjyqësor janë të rëndësishme për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE.

Rreth 80% nga të punësuarit në administratën shtetërore konsiderojnë se roli i sektorit civil në reforma është i rëndësishëm. Përafërsisht gjysma e të anketuarve, 47%, konsiderojnë që institucionet kanë kapacitet t’i zbatojnë reformat në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupcionit dhe të drejtave themelore të njeriut. Vetëm 4% nga të punësuarit në administratën shtetërore konsiderojnë se institucionet janë tërësisht të pavarur nga partitë politike në zbatimin e reformave.

Download files

 Анкета на државната администрација за Поглавје 23

Gallery