Është i nevojshëm thellimi i refromave në Kapitullin 23

Categories

Është i nevojshëm thellimi i refromave në Kapitullin 23

Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, më 5 qershor 2018, mbajti konferencën përfundimtare të proektit “Rrjeti 23+” me titullin “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës ose çelës për sundim të drejtë?”. Konferenca u mbajt në suaza të proektit Rrjeti 23+, finansuar nga Bashkimi Evropian dhe kofinansuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd. Eventi mbështetet nga Komuna Qendër.

Konferencën e hapën drejtoresha e Institutit, Simonida Kacarska, kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, zëvendës kryetari për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Gordan Kallajxhiev.

Në konferencë u potencua nevoja për thellimin e reformave në Kapitullin 23, me qëllim të avancimit të sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim, Qeveria theksoi nevojën për bashkëpunimin me organizatat civile nga Rrjeti 23. Folësit në konferencë dhanë pikëpamje dhe rekomandime konkrete për sferat e Kapitullit 23, që do të mund t’i lexoni në dokumentin që do të publikohet së shpejti.

Sesionet e konferencës ishin të ndara në bazë të strukturës së Kapitulli 23. Kontribut të madh dhanë panelistët e sesioneve, por edhe pjesëmarrësit  e tjerë të konferencës, që u bashkangjitën në debat. Panelist në konferencë ishin:

Gjyqësori
  • Dr. Xhemali Saiti, gjykatës në Gjykatën Supreme dhe kryetar i Shoqatës së gjyqtarëve
  • Znj. Lençe Ristovska, prokurore speciale publike
  • Z. Voisllav Gavrovski, zëvendës prokuror publik
  • Prof. Dr. Llazar Nanev, gjyqtar dhe kryetar i Këshillit kundër delikuencës së të miturve – grantist i Rrjetit 23+
  • Znj. Natali Petrovska, drejtoreshë e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” – grantist i Rrjetit 23+
  • Z. Zoran Jankulloski, drejtor i Shoqatës për punëtorë financiar të vetqeverive lokale dhe ndërmarrjeve publike – grantist i Rrjetit 23+
 
Lufta kundër korrupsionit
  • Znj. Rozeta Trajan, sekretare gjenerale e Komisionit për parandalim të korrupsionit
  • Prof. Dr. Misho Dokmanoviq, krytear i ISIE dhe profesor në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” Shkup -  grantist i Rrjetit 23+
  •  Znj. Ana Gjurniq, Institut Alternativa, Mal i Zi
  • Z. Vladimir Mihajlović, European Policy Centre, Sërbi
  • Z. Darko Popovski, Instituti ZIP – grantist i Rrjetit 23+
Këto sesione u moderuan nga Znj. Gordana Duvnjak, gazetare dhe redaktore në 1TV.
Të drejtat themelore
  • Znj. Uranija Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut
  • Z. Ixhet Memeti, Avokat i popullit
  • Dr. Mirjana Lazarova Trajkovska, ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunëtore në Universitetin Renmin në Kinë
  • Prof. Dr. Natasha Gaber-Damjanovska, ish gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe drejtoreshë e Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko - juridike
  • Z. Aleksandar Nikolov, drejtor i Asociacionit Zenit – grantist i Rrjetit 23+
  • Znj. Radmilla Stojkovska Aleksova, Hapini dritaret – grantist i Rrjetit 23+
Kushtet e kërkuara për “gëzimin e të drejtave” të shtetasve të BE-së, të drejtën në vote/të votojnë dhe të kandidohen për zgjedhje lokale
 
  • Z. Sasha Bogdanoviq, kryetar i Komunës Qendër
  • Z. Dimitar Pehlivanov, Ekspert i integrimeve Evropaine, Bullgari
  • Z. Ivan Novosel, Shtëpia për të drejtat e njeriut, Kroaci
  • Znj. Arlinda Ilazi, Multikultura -  grantist i  Rrjetit 23+
 
Këto sesione u moderuan nga Z. Vasko Popetrevski, gazetar.
 
Këtu mund t’i gjeni fotografitë e konferencës.
 
-----
Proekti Rrjeti 23+ finansohet nga Bashkimi Evropian, dhe kofinansohet nga Mbretëria e Norvegjisë në Beograd. Eventi mbështetet nga Komuna Qendër. Proektin e implementojnë Instituti për politikë evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të Drejatat e Njeriut.