Komente të Rrjetit 23 për propizom-modelin për inkuadrim të organizatave qytetae në negociatat me BE-në

Categories

Komente të Rrjetit 23 për propizom-modelin për inkuadrim të organizatave qytetae në negociatat me BE-në

Rrjeti 23 dërgoi komente për propozim – modelin për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat për anëtarësim në BE.

Modeli i tanishëm për pjesëmarrjen e organizatave qytetare në negociatat për anëtarsim në BE propozohet pa e marrë parasysh konceptin e strukturës institucionale të negociatave, si dhe procedurën e tërësishme nacionale për negociatat. Qasja e tillë pamundëson të shikohet dhe të formësohet roli i sektorit qytetar në gjithë procesin, nga shkaku se egziston rrezik i madh i injorimit të shumë aspekteve të negociatave.

Për atë vlerësojmë se Qeveria, në bashkëpunim me sektorin qytetar, duhet të ofrojë platformë më të gjerë për pjesëmarrje të sektorit qytetar në të gjitha fazat e negociatave. Për atë, përgjegjësia për pjesëmarrje duhet në masë më të madhe të ju transferohet vetë organizatave qytetare, që duhet të mundësojnë debatë të gjerë, si artikulim i interesave, mendimeve dhe kontributeve të ndryshme eventuale në procesin e negociatave. Duhet pasur parasysh se veçmë janë të formuara rrjete të organizatave qytetare për kapituj apo pytje të caktuara nga negociatat, që veçmë kanë përvojë të madhe, që mund të kenë kontribut të rëndësishëm në procesin e negociatave.

Parakusht për nivel më të lartë të inkuadrimit të sektorit qytetar është sigurimi i transparencës të procesit, gjithësesi me disa kufizime të kuptueshme, por të parapara në faza të caktuara. Përvoja e deritanishme, kundrejt vullnetit qartë të proklamuar për bashkëpunim, tregon jotransparencë, edhe pse veçmë është implementuar skriningu shpjegues për disa kapituj, mes të cilave edhe Kapitulli 23. Për atë, potencojmë nevojën për informim në kohë të duhur, transparencë dhe shpjegime nga institucionet, veçanërisht në situata të mospranimit të argumentacionit të dhënë nga organizatat qytetare. Organizatat qytetare – anëtare të grupeve punuese, jo vetëm që duhet të kenë qasje gjithpërfshirëse dhe në kohë të dokumenteve dhe informacioneve, por duhet edhe të ju mundësohet prani në të gjitha takimet dhe mbledhjet, duke përfshirë këtu edhe mbledhjet jashtë shtetit, që të jenë detajisht të njohtuar me procesin dhe të mund të japin kontribut, e jo të jenë të konsultura ad – hoc, pa informata të mjaftueshme dhe njohuri të procesit.

Nga ky shkak mendojmë se në këtë fazë duhet të diskutohet më shumë për opsionet e pjesëmarrjes të sektorit qytetar në negociata, si alternativë e propozimit egzistues për inkuadrimin e sektorit qytetar vetëm nëpërmjet përfaqësuesve në grupet punuese për negociata, kompetencat e të cilave ende nuk janë të njohura.
Tekstin e tërësishëm dhe komentet konkrete ndodhen në dokumentin më poshtë.

Nënshkrues të dokumentit janë anëtaret e Rrjetit 23:
  • Asociacioni Zenit;
  • Shoqata e punonjësve financiar në vetëqeverisjen lokale dhe ndërmarrjet publike, Veles;
  • Instituti për politikë evropiane – Shkup;
  • Instituti për të drejtat e njeriut;
  • Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë;
  • Shoqata maqedonase e juristëve të rinj;
  • Multikultura, Tetovë;
  • OJQ Kham Delçevë;
  • Sheshi Liria;
  • Këshilli për parandalim kundër delikuencës së të miturve, Kavadar.

Download files

 Коментари на Мрежата 23 на предлог-моделот за вклучување на ГО во преговорите со ЕУ