Punëtori për inkuadirmin e organizatave qytetare në negociatat me BE-në

Categories

Punëtori për inkuadirmin e organizatave qytetare në negociatat me BE-në

Nga 16 deri më 18 dhjetor 2018, në hotel Radika në Mavrovë u mbajt punëtori për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat për anëtarësim me BE-në. Punëtoria ishte e fokusuar në Kapitullin 23 dhe në të morën pjesë anëtaret e Rrjetit 23.

Në ditën e parë të punëtorisë (16.12.2018) u prezantua korniza ligjore për udhëheqjen e negociatave të Republikës së Maqedonisë, nga ana e Dragan Talev, këshilltar shtetëror në Sekretarijatin për çështje evropiane, Beti Jaçeva, drejtoreshë e Direktoratit  për BE në Ministrinë për punë të jashtme dhe Bojana Bosillkova nga Sektori për BE në Ministrinë e drejtësisë.

Në ditën e dytë të punëtorisë (17.12.2018) u fol për propozim-modelin për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian, ku Aleksandar Jovanoski dhe Zoran Neçev prezentuan dhe komentuan Propozim-modelin për inkuadrimin e organizatave qytetare në negociatat, i punuar nga ana e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Në punëtori u prezentuan përvojat e rajonit lidhur me negociatat në Kapitullin 23, gjegjësisht përvojat e Sërbisë dhe Malit të Zi, të prezentuara nga Jovana Maroviq, nga Rrjeti Politikon nga Mali i Zi dhe Sërxhan Majstoroviq nga Qendra për politika evropiane nga Sërbia. Sesioni i fundit i ditës së dytë të punëtorisë i u kushtua opsioneve, propozimeve dhe përmirësimeve të modelit për kyçjen e organizatave qytetare në negociatat në Kapitullin 23, kurse sesioni u udhëhoq nga Malinka Ristevska-Jordanova nga EPI.

Dita e fundit e punëtorisë (18.12.2018) i u kushtua arritjeve të deritanishme dhe bashkëpunimit të institucioneve me organizatat qytetare në Kapitullin 23. Nga njëra anë u prezentua shqyrtimi i institucioneve, nga Hristina Koneska – Beroska nga Sekretarijati për çështje evropiane dhe Vladimir Dellov nga Ministria për drejtësi. Nga ana e organizatave qytetare, u prezentua Rregullorja e grupit 23 nga Aleksandar Nikollov nga Asocacioni Zenit, kurse Biljana Spasovska prezentoi rezulatet e hulumtimit për IPA 3 fondet të Balkan Civil Society Development Network.

Qëllimi i punëtorisë ishte t’i njohton anëtaret e Rrjetit 23 për procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Punëtoria gjithashtu kishte për qëllim t’i rrisë kapacitet e organizatave qytetare për inkuadrim në procesin e negociatave, si dhe në diskutimin për zgjedhje të modelit adekuat për konsultime/inkuadrim të organizatave qytetare në negociata.

Punëtoria u organizua në kuadër të projektit Rrjetit 23 – Rrjetësim për ndikim (NETWIT 23), i finansuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd (www.norway.no/en/serbia/) dhe Fondit Ballkanik për demokraci. Proektin e implementojnë Instituti për politikë evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë.
 

Gallery