Për Merc

Lidhur me rëndësinë e kapitullit 23 - Gjyqësia dhe të drejtat themelore vecanerisht ne procesin e anëtarësimit në BE, ne kuader te projektit Rrjeti 23 u zhvilluam Qendra e Burimore MK -  BE (Merc 23). Pas krijimit te  Merc 23 do të paraqesë një platformë unike per monitorimin  dhe avokimin e politikave në procesin e integrimit në BE në këtë fushë. Edhepse MERC filimisht u zhvillu si aktivitet ne kuader te projektit, me tej do ti  paraqitet publikut si mekanizem I hapur per perdorim.  

Merc 23 (merc.org.mk) paraqet nje bazë të dhënave qe lejon kategorizim, referenca kryq dhe një prezantim të strukturuar të dokumentacionit vendas dhe të Bashkimit Evropian për fushën e Kapitullit 23 - drejtësia, të drejtat themelore dhe anti-korrupsion. Sipas strukturës, Merc do të ofrojë një pasqyrë të detajuar të nën-fushave në mënyrë që ta sjellë përmbajtjen më afër publikut. Në këtë fazë, dokumentacioni që do të paraqitet vetëm në gjuhën në të cilën është botuar. Qëllimi është  qe sa më shpejt Merc 23 të paraqes përmbajtjen në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Pas projektit, funksionimi i sistemit do të sigurohet në kuadër të aktiviteteve të rregullta të organizatave partnere dhe anëtare  te Rrjetit 23. Merc 23 përbëhet prej dokumenteve relevante në lidhje me aderimin në Bashkimin Evropian dhe është e strukturuar sipas fushave te Kapitullit 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Gjithashtu, ky mjet interneti do të përfshijë dokumentet mbi politikat publike që  synojnë të nxjerrin në pah zbatimin e politikave të veçanta të kapitullit. Permes sistemit te të dhënave do të publikohen analiza per zhvillimet aktuale në vend që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me fushën e gjyqësorit dhe të drejtat themelore.

Përfitim kryesore të këtij lloji të mjetit te inernetit është qasja e lehtë në dokumentacionin që është në dispozicion për këtë kapitull, duke krijuar kështu një mundësi për shfletim të lehtë dhe përdorimin e materialeve për monitorimin dhe vlerësimin e politikave nga kapitulli 23.