Status i implementimit të reformave gjyqësore

Status i implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor 2017-2022

Ndryshim i fundit: 17 shkurt 2021

1.1. Стратешка насока: Воедначување на судска пракса

Indikatorë

1.1.1 Perceptimi i kompetentëc së gjykatësve shih detajet

2019:
4 (mirë, në shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë).
2020:
 

1.1.2 Perceptimi i kompetentcës së prokurorëve shih detajet

2019:
4 (mirë, në shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë).
2020:
 

1.1.3 Percpeptimi i zbatimit të standardeve për përmirësimin e cilësisë së vendimeve gjyqësore shih detajet

2019:
Sipas anketës të realizuar me gjykatës, avokatë, prokurorë publikë: vlerësimi 3,75 (në shkallë nga 1 deri 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë).

2020:
 

1.1.4 Numri i mendimeve të miratuara nga ana e Gjykatës Supreme për praktikën gjyqësore shih detajet

2018:
Në vitin 2018, pesë mendime juridike dhe 17 sentenca u miratuan dhe u publikuan në faqen e internetit. Në vitin 2018, Gjykata Supreme nuk ka miratuar dhe publikuar mendime juridike parimore dhe qëndrime parimore. 
2019:
Në vitin 2019, u miratuan dhe u publikuan në faqen e internetit dy mendime juridike parimore, katër mendime dhe konkluzione juridike dhe nëntë sentenca u miratuan dhe u botuan në faqen e internetit. Në vitin 2019, Gjykata Supreme nuk miratoi dhe publikoi qëndrime parimore.
2020:

1.1.5 Përqindja e gjykatësve që marrin pjesë në trajnimin e vazhdueshëm për lloje të ndryshme të shkathtësive shih detajet

2019:
Në trajnime lidhur me drejtimin dhe udhëheqjen me gjykatën, si dhe me etikën në vitin 2019 kanë marrë pjesë 117 gjykatës, përkatësisht kryetarë të gjykatave, gjë që është 23% e numrit mesatar të gjykatësve për vitin 2019 (512 gjykatës).
2020:

1.1.6 Pjesa e trajnimeve që përfshijnë praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së ose vendimet dhe rekomandimet e organeve të KB për të drejtat e njeriut shih detajet

2018:
12%, ose 22 nga gjithsej 189 trajnime, janë trajnime që përfshijnë analiza të vendimeve të publikuara gjyqësore që përqendrohet lidhur me të drejtat e njeriut.
2019:
10%, ose 23 nga 222 trajnime të realizuara, janë trajnime që përfshijnë praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së. 
2020:

1.1.7 Përqindja e ndjekësve të trajnimit të vazhdueshëm (gjykatës, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë) që kanë kaluar trajnim për praktikën gjyqësore të GJEDNJ shih detajet

2018:
Nga numri i përgjithshëm mesatar i gjykatësve dhe prokurorëve publik, 30% (ose gjithsej 216 nga 720) kanë kaluar trajnim për praktikën gjyqësore të GJEDNJ.
2019:
Nga numri i përgjithshëm mesatar i gjykatësve dhe prokurorëve publik 703 për vitin 2019, 46% kanë kaluar trajnimin për praktikën gjyqësore të GJEDNJ.
2020: 

1.1.8 Përqindja e numrit të përgjithshëm të gjykatësve që marrin pjesë në trajnimin e vazhdueshëm për të drejtën e BE-së shih detajet

2018:
Numri i gjyqtarëve të trajnuar në ligjin e BE-së është 5%.
2019:
Numri i gjyqtarëve të trajnuar në ligjin e BE-së është 45%.
2020:

1.1.9 Pjesëmarrja e trajnimeve që përfshijnë analizë të vendimeve të publikuara gjyqësore që fokusohet në rastet lidhur me të drejtat e njeriut shih detajet

2018:
Numri i trajnimeve që përfshijnë analizën e vendimeve të publikuara të gjykatave që përqendrohen në rastet e të drejtave të njeriut është 12%.  
2019:
Numri i trajnimeve që përfshijnë analizën e vendimeve të publikuara të gjykatave që përqendrohen në rastet e të drejtave të njeriut është 14%.
2020: 

1.1.10 Numri i takimeve të mbajtura ndërmjet gjykatësve nga rajonet e ndryshme të apelit dhe Gjykatës Supreme (për praktikën gjyqësore) shih detajet

2018:
Gjykatat e apelit dhe Gjykata supreme kanë mbajtur tre takime pune për barazimin e praktikës gjyqësore.
2019:
Gjykatat e apelit dhe Gjykata Supreme kanë mbajtur dy takime pune për barazimin e praktikës gjyqësore.
2020: 

1.1.11 Numri i seancave të mbajtura të Gjykatës Supreme për praktikën gjyqësore shih detajet

2019:
Janë mbajtur shtatë seanca të Gjykatës Supreme për praktikën gjyqësore. 
2020:

1.2. Стратешка насока: Ревидирање на критериумите за оценување на судиите и јавните обвинители

Indikatorë

1.2.1 Kritere objektive dhe transparente për zgjedhjen e gjykatësve, bazuar në parimin e meritave, duke marrë parasysh kualifikimet, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin, dhe duke respektuar plotësisht parimet e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të drejtë shih detajet

Kriteret themelore për zgjedhjen e gjykatësit janë përcaktuar në nenin 45 të Ligjit për Gjykatat. Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat nga viti 2018 është shtuar kushti për njohje aktive të tre gjuhëve më shpesh të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht) ). Kushti i tillë u kritikua në mendimin e Komisionit të Venecias si shumë i rëndë, me atë që në ndryshimet e fundit në Ligjin për gjykatat u zëvendësua me kushtin e njohjes së tre gjuhëve më shpesh të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht). Në pajtim me Ligjin për gjykatat, një nga kushtet e zgjedhjes së gjykatësit është që personi të gëzojë reputacion, të ketë integritet për të kryer funksionin e gjykatësit dhe të ketë aftësi shoqërore për të kryer funksionin e gjykatësit, për të cilin realizohen testet e integritetit dhe testet psikologjike. Ky kusht është i nevojshëm edhe për pranimin e kandidatit për gjykatës për trajnimin fillestar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë dhe testi psikologjik dhe testi i integritetit jepen në kuadër të provimit pranues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë. Kushtet e veçanta për zgjedhje të gjykatësit janë cekur në nenin 46 të Ligjit për gjykatësit. Në të dy raportet e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Pribe është cekur se Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë duhet të mbetet pika e vetme për hyrje në gjyqësorin dhe prokurorinë publike.
 

1.2.2 Kritere objektive dhe transparente për avancimin e gjykatësve (zgjedhja në gjykatë më të lartë, zgjedhja e kryetarit të gjykatës), bazuar në parimin e meritave, duke marrë parasysh kualifikimet, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin, dhe duke respektuar plotësisht parimet e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të drejtë shih detajet

Kushtet e veçanta për zgjedhjen e gjykatësit janë cekur në nenin 46 të Ligjit për gjykatat. Në neni 47 të Ligjit për gjykatat rregullohen kushtet dhe procedura për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës. Me ndryshimet në Ligjin për gjykatat nga 2018 nuk u bënë ndryshime thelbësore në lidhje me kushtet e veçanta për zgjedhjen e gjykatësit në gjykatë më të lartë, dhe as në lidhje me kushtet për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës. Për dallim nga ndryshimet e vitit 2018, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat nga viti 2019 u vlerësua pozitivisht nga Komisioni i Venecias. Me ndryshimet nga viti 2019, u bënë ndryshime në lidhje me kriteret për zgjedhjen e gjykatësve, përkatësisht u ndryshua neni 46 dhe neni 47 të Ligjit për gjykatat dhe u precizuan më qart kushtet për zgjedhjen (avancimin) e gjykatësve dhe zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave Megjithëse në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatësit është cekur se gjykatës në gjykatën themelore mund të zgjidhet person i cili ka kryer trajnim fillestar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, në ligjin është paraparë edhe mundësia e gjykatësve që të aplikojnë në gjykatë tjetër të shkallës së njëjtë (themelore ose e apelit) nëse kanë katër vjet stazh të pandërprerë si gjykatës në gjykatën e shkallës së njëjtë (themelore dhe e apelit). Me këto ndryshime është rritur stazhi gjyqësor i nevojshëm për zgjedhje të gjykatësit në gjykatën e apelit. Gjithashtu, për dallim nga zgjidhja paraprake, ku ishte paraparë mundësia për të konkurruar gjykatësit e gjykatës së apelit, Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative, me ndryshimet e fundit të Ligjit për gjykatat46 në Gjykatën Supreme mund të zgjidhet personi i cili ka përvojë pune prej së paku gjashtë vjet stazh si gjykatës në gjykatën e apelit deri në paraqitjen e zgjedhjes dhe që nga ana e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është vlerësuar pozitivisht, në pajtim me Ligjin për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.  Për dallim nga nga vendimi paraprak, ku në gjyqësorin administrativ mund të zgjidhej gjykatës edhe personi që ka stazh në çështjet juridike në organ shtetëror me rezultate të vërtetuara në punë, sipas ndryshimeve të fundit në Ligjin për gjykatat në Gjykatën Administrative mund të zgjidhet personi i cili ka së paku katër vjet stazh të pandërprerë gjyqësor  si gjykatës në gjykatën themelore, ndërsa gjykatës i Gjykatës së Lartë Administratuve mund të zgjidhet personi i cili ka së paku gjashtë vjet stazh të pandërprerë gjyqësor si gjykatës në gjykatën e apelit ose administrative. Në këtë mënyrë, Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorive Publikë dhe gjatë zgjedhjes së gjykatësve në Gjyqësorin Administrativ. Gjithashtu, nga Komisioni i Venecias47 është përshëndetur edhe rritja e stazhit gjyqësor nga tre në gjashtë vjet që gjykatës nga Gjykata Administrative të zgjidhet gjykatësi në Gjykatën e Lartë Administrative, ndryshimet e tilla janë në drejtim të zgjedhjes së gjykatësve më me përvojë në Gjykatën e Lartë Administrative

1.3. Стратешка насока: Функционален систем за пробација и други алтернативни мерки

Indikatorë

1.3.1 Ndryshimi nëpërdorimin e shërbimit të provës ose masave tjera alternative shih detajet

2019:
Shërbimi i provës filloi punën në mënyrë aktive në vitin 2019, dhe gjatë vitit ka pasur 165 lëndë të provës. Shumica e tyre janë për mbikëqyrje të personave të dënuar të liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me burg (111 lëndë), 43 lëndë janë për mbikëqyrje të personave të dënuar me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, për mbikëqyrje të kryerjes punës me dobi shoqërore ka një lëndë, ndërsa dhjetë lëndë janë me kërkesë të gjykatës për aplikimin e instrumentit për vlerësimin e rrezikut dhe përgatitjen e raportit të shërbimit të provës me propozim të sanksionit më të përshtatshëm gjatë procedurës gjyqësore. 
2020:

1.4. Стратешка насока: Следење на резултатите и квалитетот на нотаријатот

Indikatorë

1.4.1 Numri i propozimeve për procedurat disiplinore ndaj noterëve të parashtruara në Dhomën e noterisë dhe numri i masave të miratuara disiplinore shih detajet

2019:
Në vitin 2019, në Këshillin Disiplinor të Dhomës së Noterisë janë parashtruar 15 propozime për procedurë disiplinore ndaj noterëve  (12 të parashtruara nga ministri i Drejtësisë në bazë të mbikëqyrjeve dhe tre të parashtruara nga kryetari i Dhomës së Noterisë). Këshilli Disiplinor i Dhomës së Noterisë shqyrtoi gjithsej 13 propozime për ngritjen e procedurave disiplinore të parashtruara në vitin 2019 (dhjetë të parashtruara nga ministri i Drejtësisë dhe tre nga kryetari i Dhomës së Noterisë), me ç'rast miratoi masat disiplinore vijuese - pesë gjoba dhe pesë qortime publike. Për një lëndë është konstatuar parashkrimi, ndërsa për një lëndë është konstatuar noteri është liruar nga përgjegjësia.

Këshilli Disiplinor i Dhomës së Noterisë gjatë vitit 2019 ka proceduar edhe nga pesë propozime për ngritjen e procedurave disiplinore nga viti i kaluar 2018 (katër propozime të parashtruara nga ministri i Drejtësisë dhe një i parashtruar nga kryetar i Dhomës së Noterisë), me ç'rast u miratuan masa disiplinore - dy qortime publike. Për një lëndë është konstatuar parashkrim dhe për dy lëndë noteri publik është liruar nga përgjegjësia.
2020:

1.5. Стратешка насока: Континуирано следење на ефектите од извршувањето и на квалитетот на работењето

Indikatorë

1.5.1 Shkalla e realizimit të dokumenteve ekzekutuese shih detajet

2018:
Shkalla e realizimit të dokumenteve ekzekutuese është 55,7%.
2019:
Shkalla e realizimit të dokumenteve ekzekutuese është 44.5%.
Një arsye e mundshme për uljen e realizimit janë kritikat e fuqishme nga qytetarët në lidhje me shpenzimet e ekzekutimit, gjë që rezultoi në uljen e tarifave të përmbaruesve dhe heqjen e arkëtimit të kategorive të caktuara të shpenzimeve.
2020:

1.5.2 Numri i propozimeve të parashtruara në Dhomën e përmbaruesve dhe numri i masave të miratuara disiplinore shih detajet

2018:
Komisioni Disiplinor i Dhomës së Përmbaruesve ngriti procedurë kundër dy përmbaruesve, të cilët i shpalli  fajtorë dhe u shqiptoi masa disiplinore -gjoba.
2019:
Komisioni Disiplinor i Dhomës së Përmbaruesve ngriti procedurë kundër tre përmbaruesve, të cilët i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi masa disiplinore: qortim publik, gjoba dhe heqje të përhershme të së drejtës për të kryer detyrën e përmbaruesit (në një rast).
2020:
 

1.6. Стратешка насока: Зачестена употреба на медијација од страна на јавни органи

Indikatorë

1.6.1 Numri i lëndëve të dërguara për ndërmjetësim nga organet publike shih detajet

2018:
Numri i lëndëve që ndërmjetësuesit u përgjigjën se ua kanë dërguar organet publike në vitin 2018 është 128 lëndë.
Përqindja e ndërmjetësuesve që janë prononcuar se u janë dërguar lëndë nga organet publike është 36%.
2019:
Numri i lëndëve që ndërmjetësuesit u përgjigjën se ua kanë dërguar organet publike në vitin 2018 është 89 lëndë.
Përqindja e ndërmjetësuesve që janë prononcuar se u janë dërguar lëndë nga organet publike është 50%.
2020:

1.6.2 Numri i lëndëve të zgjidhura me ndërmjetësim, në të cilat palët janë organe publike. shih detajet

2018:
Numri i lëndëve të zgjidhura me ndërmjetësim, në të cilat palët janë organe publike është 82.
2019:
Numri i lëndëve të zgjidhura me ndërmjetësim, në të cilat palët janë organe publike është 58.
2020:
 

1.7. Стратешка насока: Стимулирање на примената на медијацијата во судските постапки

Indikatorë

1.7.1 Numri i lëndëve të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve shih detajet

2018:
Nuk ka lëndë të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve. 
2019:
Nuk ka lëndë të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve. 
2020:

1.7.2 Numri i lëndëve të zgjidhura për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve shih detajet

2018:
Nuk ka lëndë të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve, dhe nuk ka as lëndë të zgjidhura. 
2019:
Nuk ka lëndë të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve, dhe nuk ka as lëndë të zgjidhura. 
2020:

1.7.3 Numri i lëndëve të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve shih detajet

2018:
Numri i lëndëve të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve është 4 lëndë.
2019:
Numri i lëndëve të dërguara për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve është 9 lëndë.
2020:

1.7.4 Numri i lëndëve të zgjidhura për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve shih detajet

2018:
Numri i lëndëve të zgjidhura për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve është 1 lëndë.
2019:
Numri i lëndëve të zgjidhura për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve është 3 lëndë.
2020:

1.7.5 Shkalla e suksesit të kontesteve ekonomike dhe të punës, të zgjidhura përmes ndërmjetësimit shih detajet

Од 2016- 2019:
Shkalla e suksesit të kontesteve ekonomike të zgjidhura përmes ndërmjetësimit është 28,3% (nga gjithsej 567 lëndë, marrëveshje është arritur në 161).

Shkalla e suksesit të kontesteve të punës të zgjidhura përmes ndërmjetësimit është 99,60% (nga gjithsej 948 lëndë, marrëveshje është arritur në 945 lëndë).

2.1. Стратешка насока: Следење на ефикасноста на судството преку индикаторите утврдени во EU Justice Scoreboard (листа на резултати), СЕРЕЈ и други меѓународни стандарди

Indikatorë

2.1.1 Zbatimi i Metodologisë për statistikë gjyqësore me standardin SEREJ shih detajet

Megjithëse Metodologjia e statistikave gjyqësore është harmonizuar pjesërisht me treguesit përkatës të pranuar ndërkombëtarisht, ajo nuk zbatohet në praktikë, sepse institucionet në raportet e tyre të rregullta nuk i monitorojnë vlerat aktuale të treguesve të paraparë me Metodologjinë. Kjo mangësi pjesërisht tejkalohet me ndihmën e shoqërisë civile, e cila monitoron një pjesë të vlerave të treguesve përkatës.

2.2. Стратешка насока: Доследно спроведување на Акциониот план за решавање на старите предмети и следење на состојбата со нерешени предмети

Indikatorë

2.2.1 Numri i lëndëve të pazgjidhura shih detajet

2019:
Në fund të vitit 2019, ka 73,550 lëndë të pazgjidhura, që është rritje prej 5,828 lëndësh, ose 8.6%, krahasuar me fundin e vitit 2018. Arsyeja e rritjes së këtij treguesi në  vitin 2019 mund të gjendet në rritjen prej 11.4% të numrit të lëndëve të pranuara në vitin 2019, gjë që nuk mund të tejkalohet plotësisht me rritjen prej 6.2% të numrit të lëndëve që gjykatat i kanë zgjidhur gjatë vitit. Shikuar sipas instancave, lëndët e pazgjidhura janë rritur për 9.4% në instancën e parë dhe 7.5% në instancën e dytë. Ulje të lëndëve të pazgjidhura në vitin 2019 ka te Gjykata Supreme për 4.5% krahasuar me vitin 2018.
2020:

2.2.2 Shkalla e zgjidhjes së lëndëve në instancën e parë shih detajet

2018:
Shkalla e zgjidhjes së lëndëve në instancën e parë është 101.2%.
2019:
Shkalla e zgjidhjes së lëndëve në instancën e parë është  96,5%. 
Arsyeja e uljes së këtij treguesi në vitin 2019 mund të gjendet në rritjen e numrit të lëndëve të pranuara në vitin 2019.
2020:
 

2.2.3 Koha e nevojshme për zgjidhjen e lëndëve tjera në instancën e parë shih detajet

2018:
147,7 ditë është numri i ditëve të kërkuara për zgjidhjen e lëndëve të pazgjidhura në instancën e parë. 
2019:
152.8 ditë është numri i ditëve të kërkuara për zgjidhjen e lëndëve të pazgjidhura në instancën e parë. 
2020:
 

2.2.4 Numri i lëndëve të vjetra shih detajet

2018:
Numri i lëndëve të vjetra në fund të vitit 2018 është 3,921 raste.
2019:
Numri i lëndëve të vjetra në fund të vitit 2019 është 2,852 raste.
Sipas kategorive, lëndët e vjetra janë reduktuar:
- më të vjetër se tre vjet për pothuajse 60%,
- më të vjetër se shtatë vjet për 46%,
- më të vjetër se dhjetë vjet për një të katërtën.
Në të gjitha tre kategoritë, shkalla e lëndëve të zgjidhura është rritur.
2020: 
 

2.2.5 Numri i lëndëve në të cilat është konstatuar shkelje e parimit të gjykimit në afat të arsyeshëm shih detajet

2018:
Numri i lëndëve në të cilat është konstatuar shkelje e këtij parimi është 191..
Shkalla e lëndëve të tilla në të cilat është konstatuar shkelje është 24%.
2019:
Numri i përgjithshëm i çështjeve para Gjykatës Supreme në këtë fushë në vitin 2019 është ulur për 200, pra për 25% krahasuar me vitin 2018.
Numri i lëndëve në të cilat është konstatuar shkelje e këtij parimi është 165.
Shkalla e lëndëve të tilla në të cilat është konstatuar shkelje është 27%.
2020:

 

2.3. Стратешка насока: Усогласување на бројот на судии во Република Северна Македонија со европскиот просек по глава на жител

Indikatorë

2.3.1 Efikasiteti i shpenzimeve gjatë zgjidhjes së lëndëve shih detajet

2019:
Gjykata e apelit më pak efikase shpenzon, mesatarisht, 33% më shumë në një lëndë të zgjidhur sesa gjykata e apelit me efikasitet më të lartë në shpenzim.
2020:

2.3.2 Shkalla e produktivitetit në zgjidhjen e lëndëve shih detajet

2019:
Krahasuar me vitin 2018, dy gjykata të apelit shënojnë rritje të produktivitetit dhe dy ulje të produktivitetit (lëndë të zgjidhura mesatarisht për një gjykatës).
16 gjykata themelore shënuan rritje dhe 11 ulje të shkallës së produktivitetit.
Shkalla e produktivitetit është 4.1 herë më e lartë te ajo e rangut të parë në krahasim me gjykatën në rangun e fundit.
2020:

2.4. Стратешка насока: Подобрување на капацитетите на судската и јавно обвинителската служба

Indikatorë

2.4.1 Perceptimi i sjelljes, profesionalizmit të shërbimit gjyqësor shih detajet

2019:
Profesionalizmin dhe kompetencën e bashkëpunëtorëve gjyqësorë profesionalë shpesh e kanë vlerësuar 4 (46%) në shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë. Këtë vlerësim më shpesh e kanë dhënë avokatët dhe prokurorët e anketuar publikë  (35%), por tek ata gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm të përgjigjeve me vlerësim 3 (34%). Nga qytetarët e anketuar që kanë qenë pjesëmarrës në ndonjë kontest, 71% janë përgjigjur se nuk ka ndodhur ose rrallë ka ndodhur që zgjatja e procedurave gjyqësore të jetë rezultat i gabimeve të stafit të gjykatës. 60% e qytetarëve të anketuar pajtohen se stafi i gjykatës trajton njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht nga të ardhurat, origjina, gjinia dhe religjioni, ndërsa 40% nuk ​​pajtohen.
2020:

2.5. Стратешка насока: Целосна функционалност на веб порталот www.sud.mk

Indikatorë

2.5.1 Përqindja (pjesëmarrja) e aktgjykimeve të publikuara në portalin shih detajet

2019:
Gjykatat ose nuk japin të dhëna për numrin e aktgjykimeve të publikuara ose mbajnë evidencë për aktgjykimet e publikuara gjatë disa disa viteve, e jo gjatë një viti.
2020:

2.5.2 Zbatimi i standardeve për publikim onlajn të aktgjykimeve shih detajet

2019:
Shumica e gjykatësve (59%) dhe nëpunësve (53%) konsiderojnë se respektohen standardet për afatet për publikimin onlajn aktgjykimeve, ndërsa rreth 40% se ato nuk respektohen. Në lidhje me kënaqshmërinë nga publikimi onlajn , të anketuarit më shpesh kanë dhënë vlerësim mesatar (39% gjykatës, 25% nëpunës dhe 27% avokatë / prokurorë publikë), nërsa vlerësimi i dytë më shpesh i përzgjedhur është më i larti 5 te gjykatësit (24%), përkatësisht 4 te nëpunësit, avokatët / prokurorët publikë (përkatësishtt 21% dhe 19%). Lidhur me kënaqëshmërinë nga kërkimi onlajn i vendimeve të gjykatës, vlerësimi më i shpeshtë te gjykatësit dhe nëpunësit është është 4 nga 5 të mundshme (përkatësisht 39% dhe 29%), ndërsa avokatët / prokurorët publikë më shpesh kanë dhënë vlerësim mesatar prej 3 (23%). Megjithatë, 15% e gjykastësve, 26% e nëpunësve dhe 24% e avokatëve / prokurorëve publik vlerësuan kënaqëshmërinë nga kërkimi me vlerësimet më të ulëta 1 dhe 2.
2020:

2.5.3 Arritshmëria e informatave onlajn për sistemin e drejtësisë shih detajet

2019:
Të arritshme janë llojet e informatave të synuara në vijim: a) formularët onlajn për publikun dhe kompanitë - në sud.mk janë publikuar formularët - kërkesat dhe fletëpagesat për dokumente të ndryshme që i lëshon gjykata (vërtetime, çertifikata, etj.); b) informata të dedikuara për personat me shikim ose dëgjim të dëmtuar  - portali sud.mk nuk është i përshtatur për këta persona, ndërsa megjithatë jep informata për personat e autorizuar përgjegjës për zbatim
personave me invaliditet dhe mundësim të qasjes së dobishme në informata në gjykatë; c) informata të dedikuara për personat që nuk flasin gjuhë zyrtare - portali sud.mk është gjithashtu i arritshëm edhe në version rudimentar në anglisht. Nuk janë të arritshme llojet e informatave të synuara në vijim: a) edukimi mbi të drejtat e qytetarëve në sistemin e drejtësisë përmes veglave interaktive; b) terminalet kompjuterikë në gjykatat me qasje në internet të arritshëm për qytetarët; c) simulim interaktiv onlajn për të vlerësuar kualifikimin për ndihmë juridike
- nuk është i arritshëm; në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë është publikuar informatë për atë se çfarë kushtesh duhet të plotësojë kërkuesi i ndihmës juridike falas, por me parametra të parashkruara; ç) informata të dedikuara për fëmijët - në faqet e disa gjykatave mundet vetëm të gjenden të dhëna të kontaktit për avokatët që janë të specializuar për drejtësinë e fëmijëve.
Lidhur me arritshmërinë e informatave onlajn për datën, kohën dhe numrin e sallës për seancë për lëndën konkrete, rreth 46% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur nga informata e dhënë nga gjykata, dhe rreth 28% janë të pakënaqur dhe 18% nuk ​​janë as të kënaqur as të pakënaqur.
2020:

2.5.4 Numri i vizituesve të ueb portalit shih detajet

2.5.5 Numri i vendimeve gjyqësore të publikuara në portalin shih detajet

2019:
Në lidhur me publikimin onlajn të vendimeve gjyqësore, gjykatësit kënaqshmërinë më së shpeshti e kanë vlerësuar me vlerësim mesatar 3, në shkallë nga 1 deri në 5. 10% e gjyqtarëve janë të pakënaqur, dhe 46% janë pjesërisht ose plotësisht të kënaqur nga mënyra e publikimit. Kënaqshmëria me publikimin onlajn të vendimeve më së shpeshti është vlerësuar me vlerësim mesatar prej 3 edhe te nëpunësit gjyqësor (25%), si edhe te avokatët dhe prokurorët publikë (27%).
2020:

3.1. Стратешка насока: Собирање, обработка и анализа на статистичките податоци за работата на судовите и јавните обвинителства во ССРМ и СЈОРМ

Indikatorë

3.1.1 Llojet e sistemeve për monitorimin dhe evaluimin e aktiviteteve gjyqësore shih detajet

2019: 
а) Raporte vjetore për punën e gjykatave; Gjykata Supreme dhe gjykatat e apelit publikojnë rregullisht raporte të tilla. Nga 27 gjykata themelore, vetëm tetë kanë publikuar raport vjetor për punën, një ka publikuar analizë për punën e lëndëve, katër kanë publikuar vetëm statistikë vjetore për lëndët, pesë kanë botuar statistikë mujore për lëndët, e cila nuk është përmbledhur çdo vit, dhe nëntë nuk kanë publikuar asnjë raport për punën. Ky është një përkeqësim i gjendjes krahasuar me vitin 2018, kur 12 gjykata themelore publikuan raporte vjetore, shtatë publikuan vetëm statistikë vjetore për lëndët, tre publikuan statistikë mujore për lëndët, e cila nuk është përmbledhur në nivel vjetor, dhe pesë nuk kanë publikuar asnjë raport të për punën.

b)   Treguesit për rezultatet dhe cilësinë; ekziston Metodologji e statistikës gjyqësore, por raportet e gjykatave dhe Këshillit Gjyqësor nuk përmbajnë të dhëna për vlerën e treguesve të paraparë me metodologjinë (me përjashtim të treguesit për numrin e përgjithshëm të lëndëve të mbetura ). Në raportet janë përfaqësuar parametrat dhe treguesit e mëposhtëm: numri i lëndëve të pranuara, lëndët e zgjidhura, lëndët e pazgjidhura, lëndët e vjetra. Nuk janë përfaqësuar tregues tjerë të rëndësishëm, si për shembull: shkalla e zgjidhjes, koha e nevojshme e zgjidhjes së lëndëve të mbetura, vjetërsia mesatare e lëndëve të zgjidhura ose të pazgjidhura ose kategorizimi i tyre sipas vjetërsisë, numri / përqindja e vendimeve të ankimuara, numri i seancave të shtyra. Megjithëse metodologjia deklaron se do të mundësojë informata të krahasueshme për cilësinë, megjithatë ekizston përshtypje se cilësia perceptohet kryesisht përmes prizmit të kohëzgjatjes së procedurave, si dhe krahasimeve të përjashtimeve të kohëzgjatjes nga afatet ligjore për kohëzgjatjen e procedurave.

c)  Sistemi IT për menaxhimin me lëndët. Softueri AKMIS është instaluar në të gjitha gjykatat dhe me të bëhet evidenca, ndarja dhe monitorimi i lëvizjes së lëndëve gjyqësore në punën. 

ç)   Sistemi IT për gjenerimin e statistikës për aktivitetet gjyqësore. Ekziston softuer për statistikën gjyqësore, i cili është i instaluar në Këshillin Gjyqësor, për funksionalitetin e të cilit nevojitet futja e plotë dhe e saktë e të dhënave në AKMIS. Funksionimi i sistemit për gjenerimin e statistikës gjyqësore është i diskutueshëm, sepse, me përjashtim të një treguesi, institucionet nuk publikojnë në raportet e tyre vlerat aktuale të treguesve të parapara nga metodologjinë për statistikën gjyqësore. Të anketuarit janë përgjigjur se sistemi Informativ gjyqësor (AKMIS) ka ose ka pjesërisht pesë lloje të të dhënave: 1) sa u përket të dhënave të nevojshme për të përgatitur raporte vjetore të gjykatave, të anketuarit më së shpeshti kanë konfirmuar që sistemi ka të dhëna të tilla (30%), 27% janë prononcuar se ka pjesërisht, dhe 23% janë përgjigjur negativisht; 2) për vjetërsinë e lëndëve nga 29% janë përgjigjur se sistemi ka të dhëna të tilla, përkatësisht se ka pjesërisht të dhëna, ndërsa 21% janë prononcuar se sistemi nuk ofron të dhëna të tilla; 3) për numrin e seancave të shtyra 32% e të anketuarve janë përgjigjur se sistemi informativ nuk ka të dhëna, 29% se ka pjesërsht dhe vetëm 21% kanë menduar se ka të dhëna të tilla; 4) në lidhje me vlerën e treguesve nga metodologjia për statistikën gjyqësore, 25% janë përgjigjur se sistemi ka të dhëna të pjesërisht, 22% që nuk ka të dhëna dhe 16% që ka; 5) për të dhëna të tjera që janë të rëndësishme për mbajtjen e statistikës për sistemin e drejtësisë, 15% kanë konfirmuar që sistemi informativ ka të dhëna, 26% që ka pjesërisht, dhe 10% që nuk ka. Qëndrimet e ndryshme të të anketuarve për këtë çështje mund të jenë si pasojë e njohjes së ndryshme të nëpunësve gjyqësor me të dhënat e mbledhura nga sistemi, ndryshimeve ndërmjet nëpunësve në lidhje me parametrat që në praktikë i fusin rregullisht në të, si dhe dallimet në cilësinë e futjes ndërmjet nëpunësve të caktuar, gjë që mund të rezultojë me nevojën që të dhënat e mbledhura të kontrollohen pjesërisht ose plotësisht "manualisht" para se të përdoren për raportimin e performancave.

d)   Stafi i specializuar gjyqësor për monitorim dhe evaluim. Një pjesë e nëpunësve gjyqësorë në gjykatat dhe Këshillin gjyqësor meren me përgatitjen e raporteve periodike për punën e gjykatave.

dh)   Anketat e realizuara ndërmjet shfrytëzuesve gjyqësorë dhe profesionistëve juridikë. Institucionet shtetërore realizojnë anketa të tilla, por këtë e bën periodikisht shoqëria civile.
2020:

3.2. Стратешка насока: Зајакнување на капацитетите за односи со јавноста

Indikatorë

3.2.1 Standardet për dhënie të informatave për rastet e palëve shih detajet

2019:
Rreth 46% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me informatën e dhënë nga gjykata për datën, kohën dhe numrin e sallës së gjykimit për lëndën, dhe rreth 28% janë të pakënaqur dhe 18% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. 41% janë pjesërisht ose plotësisht të kënaqur me informatën në cilën fazë është procedura për lëndën e  tyre, rreth 35% janë të pakënaqur, ndërsa 21% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. Sa i përket informacionit për shtyrjen e seancës, 38% e të anketuarve janë të kënaqur nga informata e marrë, 37% janë të pakënaqur nga ajo dhe 15% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. 44% e të anketuarve janë të kënaqur me arritshmërinë e dokumentacionit të gjykatës për lëndën e tyre, ndërsa 33% janë të pakënaqur nga arritshmëria, dhe 20% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.
2020:

3.2.2 Hapja e procedurave për publikun dhe kapacitetet e sallave gjyqësore për të akomoduar publikun dhe mediat shih detajet

2019:
Në ndërtesën e re të Gjykatës Penale në Shkup - ku zhvillohen procedurat për të cilat zakonisht ka interesim më të madh në nivel kombëtar - kushtet për publikun janë përmirësuar, por shpesh mediat dhe publiku që janë të pranishëm në gjykimet nuk janë në gjendje t'i ndjekin ato për shkak të sistemit të zërit që është i shkyçur. Në raportin "Monitoring: Gjyqësori: Rastet aktuale gjyqësore" nga nëntori 2019, Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" konstatoi se në seancën gjyqësore për lëndën "TORTURA" NRP. 1959/17, publiku dhe ekspertët u përjashtuan gjatë paraqitjes së një video, pa dhënë arsyetim gjykata për këtë.
2020:
 

3.2.3 Arritshmëria e trajnimeve për të punësuarit në gjykatat për lloje të ndryshme të komunikimit shih detajet

2019:
Në vitin 2019, 62% e numrit të përgjithshëm të kryetarëve të gjykatave (21 nga 34) kanë marë pjesë në trajnimin e specializuar për marrëdhëniet me publikun (trajnim i specializuar për kryetarët e gjykatave), dhe 3% (14) e gjykatësve të mbetur kanë marrë pjesë në trajnimin e marrëdhënieve me publikun.
2020:

3.2.4 Numri i raporteve periodike të publikuara për shpenzimet e kategorizuara të gjykatave shih detajet

2019:
Dy raporte të publikuara vjetore: 1) Raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor përmban një kapitull kushtuar shpenzimeve të pushtetit gjyqësor, të kategorizuar në: rroga dhe kompensime, mallra dhe shërbime, transferime dhe shpenzime kapitale; 2) Pasqyrë e shpenzimeve sipas këtyre kategorive është dhënë edhe në Raportin për realizimin e buxhetit gjyqësor, por në të është paraqitur edhe pasqyra e shpenzimeve sipas programeve buxhetore, si dhe sipas zërave dhe nënzërave buxhetorë.
2020:

3.3. Стратешка насока: Изедначување на формата на годишните извештаи за работа на судовите, јавните обвинителства, ССРМ и СЈОРМ

Indikatorë

3.3.1 Progres në procesin e rishikimit të metodologjisë për stastistikë gjyqësore shih detajet

2019:
Nuk është publikuar metodologji e rishikuar për statistikë gjyqësore; gjatë shqyrtimit të raporteve të publikuara vjetore për punën e gjykatave, mund të vërehen ndryshime në strukturën e tyre, ndërsa ato nuk përmbajnë të dhëna për vlerën e treguesve të paraparë me metodologjinë (me përjashtim të treguesit për numrin e përgjithshëm të lëndëve të mbetura), si dhe për kohëzgjatjen e procedurave sipas llojeve të lëndëve civile, përkatësisht bazave për lëndët penale dhe periudhës së zgjidhjes, përkastësisht kohëzgjatjes së fazave të caktuara në procedurat, rezultatet dhe masat për lëndët penale. Këto konstatime janë të zbatueshme edhe për raportin vjetor për përjashtimet nëpër gjykata, si dhe për lëndët e zgjidhura përmes ndërmjetësimit në procedurat civile. Megjithatë, në raportin e KGJ jepet një pasqyrë mbi gjendjen e lëndëve të vjetra edhe në kategoritë e vjetërsisë së tyre.
2020:

4.1. Стратешка насока: Координација на реформата во правосудниот сектор

Indikatorë

4.1.2 Ekzistimi e njësisë dhe stafit funksional në Këshillin Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për analiza dhe kërkime shih detajet

2019:
Këshilli Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë staf të mjaftueshëm për analiza dhe hulumtime.
2020:

4.1.3 Shpeshtësia e konsultimeve për ndryshimet ligjore që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë shih detajet

2019:
Pjesa më e madhe gjykatësve (54%) dhe avokatëve (64%) janë përgjigjur se Qeveria vetëm ndonjëherë i konsulton kur bëhet fjalë për inicimin e ndryshimeve ligjore që ndikojnë drejtpërdrejt mbi sistemin e drejtësisë. Për dallim nga ajo, prokurorët më shpesh (48%) janë përgjigjur se janë konsultuar rrallë.
2020:

4.1.4 Kapaciteti për buxhetim efikas të gjykatësve dhe prokurorëve publikë shih detajet

2019:
Kapaciteti për buxhetim efikas nga gjykatat, avokatët dhe prokurorët publikë më shpesh (30%) e kanë vlerësuar me 4 në shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i mirë, dhe 26% kanë dhënë vlerësim mesatar 3. Vlerësime më të ulëta (1 dhe 2) kanë dhënë 28% të të anketuarve.
 
Kapaciteti për buxhetim efikas nga prokuroritë publike, avokatët dhe prokurorët publik më shpesh (35%) e kanë vlerësuar atë me vlerësimin më të ulët 1, ndërsa 27% kanë dhënë verësim mesatar.
2020:

4.1.5 Ndryshimi në gjendjen me planifikimin strategjik dhe krijimine politikave shih detajet

2019:
Avokatët dhe nëpunësit gjyqësorë më shpesh janë përgjigjur se nga viti 2017 deri në vitin 2020 nuk ka ndryshim në gjendjen me planifikimin strategjik dhe krijimin e politikave në sektorin (përkatësisht 49% dhe 37%). Gjykatësit më shpesh kanë vlerësuar se gjendja është përmirësuar (48%), ndërsa megjithatë 44% kanë vlerësuar se nuk ka ndryshim.
2020:

4.1.1 Ekzistimi e njësisë ose stafit funksional në Këshillin Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për planifikim strategjik, monitorim dhe koordinim të reformës shih detajet

2019:
Këshilli Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë staf të mjaftueshëm për planifikimin strategjik, monitorim dhe koordinim të reformës.
2020:

4.2. Стратешка насока: Следење на имплементацијата на Стратегијата

Indikatorë

4.2.1 Numri i debateve të zhvilluara me palët e interesuara mbi rezultatet e zbatimit të strategjisë shih detajet

2019:
Në vitin 2019, u mbajtën katër seanca të Këshillit për zbatimin e strategjisë për reforma në sistemin e drejtësisë, ku përfaqësuesit e palëve të interesuara debatojnë për rezultatet e arritura dhe miratojnë rekomandime për zbatimin e ardhshëm të Strategjisë.
2020:

4.2.2 Numri i rekomandimeve që dalin nga debatet për marrjen e masave korrigjuese shih detajet

2019:
Janë identifikuar rekomandimet lidhur me gjashtë sfera. 
2020:

5.1. Стратешка насока: Оптимизација на судската мрежа

Indikatorë

5.1.1 Numri i debateve të zhvilluara për optimizimin e rrjetit gjyqësor shih detajet

2019:
Analiza e rrjetit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë u prezantua në seancën e dhjetë të Këshillit për monitorimin e zbatimit të strategjisë për reforma në sektorin e drejtësisë, e cila u mbajt më 6 shkurt 2019.
2020:

5.1.2 Numri i implementimit të rekomandimeve për optimizimin e rrjetit gjyqësor shih detajet

2019:
Në dhjetor 2018, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u bë "Analizë e rrjetit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë". Në drejtim të racionalizimit të gjykatave, siç është cekur edhe në analizën, nevojitet një analizë më të detajuar për secilën gjykatë individualisht, gjë që deri më tani nuk është bërë. Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat nga viti 2019, e në bazë të kësaj analize, Gjykata Themelore në Gjevgjeli, Gjykata Themelore në Kavadarcë dhe Gjykata Themelore në Kërçovë nga viti 2020 janë gjykata me kompetencë të zgjeruar.
 
Në drejtim të përcaktimit të numrit real të nevojsëm të gjykatësve dhe gjykatave, përveç Analizës së përgatitur të rrjetit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë (për gjykatat themelore), janë përgatitur edhe analizë funksionale e gjykatave të apelit dhe analizë funksionale e Gjykatës Supreme të RMV.
2020:

5.2. Стратешка насока: Самостоен и одржлив судски буџет, конзистентен на законската определба од бруто националниот доход

Indikatorë

5.2.1 Shpenzimet për gjykatat shih detajet

2018:
0.28% e PBV-së
E llogaritur për kokë në banor, shënohet rritje për 885 denarë për banor.
2019:
0.29% e PBV-së
E llogaritur për kokë në banor, shënohet rritje për 990 denarë për banor.
2020:
 
 

5.2.2 Kriteret për përcaktimin e buxhetit gjyqësor shih detajet

2019:
Megjithëse ekziston një këshill i pavarur buxhetor gjyqësor, gjyqësori ende nuk arrin të realizojë nivelin e nevojshëm të financimit. Si ilustrim mund të thuhet se në vitin 2019 buxheti i aprovuar përfundimisht i pushtetit gjyqësor është vetëm 66% e kërkesës që është bazuar në nevojat reale të njësive-përdorues të pushtetit gjyqësor.
2020:

5.2.3 Struktura e buxhetit gjyqësor shih detajet

2019:
Vërehet pjesëmarrje dominuese prej 72% në kategorinë 40  - rroga  dhe kompensime, ndërsa vërehet ulje krahasuar me vitin 2018, kur kjo kategori ka qenë pothuajse 80%. Kategoria 42 - mallra dhe shërbime, që në buxhetin e përgjithshëm merr pjesë me 12.76%, është e pamjaftueshme për të pastruar të gjitha nevojat që dalin nga puna e rregullt e gjykatave. Krahasuar me strukturën e buxhetit të vendeve të Bashkimit Evropian, pjesëmarrja e shpenzimeve  kapitale (7.25%), ku janë përfshirë edhe investime në modernizimin kompjuterik dhe softuerik, nuk është në nivelin e duhur. Megjithatë, vërehet rritje të pjesëmarrjes së kësaj kategorie në krahasim me vitin 2018, kur ajo ka qenë vetëm 4.07%. Transfertat janë 7.76%
2020:

5.2.4 Përqindja e mbulimit të shpenzimeve reale për zbatimin e drejtësisë nga buxhetet gjyqësore vjetore shih detajet

2019:
Në vitin 2019, buxheti i aprovuar përfundimisht i pushtetit gjyqësor është vetëm 66% e kërkesës që është bazuar në nevojat reale të njësive-shfrytëzues të pushtetit gjyqësor. Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2018, kur ky mbulim ka qenë 64%.
2020:

5.3. Стратешка насока: Зголемување на кадарот во јавнообвинителската служба

Indikatorë

5.3.1 Shkalla e produktivitetit shih detajet

2018:
104 Kallëzime të zgjidhura penale për prokuror në vitin 2018.

2019:

2020:

6.1. Стратешка насока: Правилно постапување со зајакнување на правата на одбрана и заштита на човековите права во кривичната постапка

Indikatorë

6.1.1 Kënaqësia e palëve në lidhje me mundësinë e dhënë nga gjykata secilës palë për të prezantuar dëshmitë e tyre dhe për të kundërshtuar dëshmitë e palës së kundërt shih detajet

2019:
Rreth 98% e qytetarëve të anketuar (pjesëmarrës në procedurë penale) besojnë se është e rëndësishme që secila palë të ketë mundësinë të paraqesë dëshmitë e saj për lëndët dhe t'i kontestojë ato të palës tjetër. 41% e të anketuarve janë relativisht të kënaqur (kanë dhënë vlerësim 5 ose 4) nga mundësia për të prezantuar dhe kontestuar dëshmitë që kanë, ndërsa 32% janë relativisht të pakënaqur (kanë dhënë vlerësim 1 - më të pakënaqur ose 2).
2020:

6.1.2 Perceptimi i palëve për atë se sa gjykatësit dhe prokurorët i respektojnë të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave shih detajet

2019:
Rreth 90% e të anketuarve pajtohen plotësisht ose pjesërisht se prokurorët dhe gjykatësit i respektojnë të drejtat e të akuzuarve dhe tëtë dëmtuarve në procedurat, kundrejt atyre rreth 10% që nuk pajtohen.
2020:

6.1.3 Perceptimi i palëve për atë nëse gjykatat i trajtojnë njerëzit në mënyrë të drejtë dhe të paanshme pavarësisht nga të ardhurat, përkatësia etnike, prejardhja shoqërore, gjinia dhe religjioni shih detajet

2019:
58% e qytetarëve të anketuar pajtohen plotësisht ose pjesërisht se gjykatësit i trajtonin njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht nga të ardhurat, origjina, gjinia dhe religjioni, dhe 41% nuk ​​pajtohen me këtë.
60% e qytetarëve të anketuar pajtohen se stafi i gjykatës trajton njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht nga të ardhurat, origjina, gjinia dhe religjioni, dhe 40% nuk ​​pajtohen.
2020:

6.1.4 Perceptimet e palëve nëse gratë viktima të dhunës seksuale dhe dhunës tjetër me bazë gjinore trajtohen në mënyrë të drejtë nga gjykata shih detajet

2019:
Lidhur me të drejtat e pjesëmarrësve në procedurën, hulumtuam se sa respektohen ata në lëndët për dhunën seksuale dhe dhunën tjetër me bazë gjinore. Rreth 53% e avokatëve dhe prokurorëve kanë punuar në lëndë të tilla. Të anketuarit që kanë punuar në lëndë të tilla u pyetën më tej nëse bien dakord që gratë viktima të dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore të trajtohen në mënyrë të drejtë në procedurën. Pjesa më e madhe e tyre, 62%, pajtohen plotësisht që gratë janë trajtuar në mënyrë të drejtë në procedurë. 38% pajtohen pjesërisht.
2020:

6.1.5 Perceptimi i palëve për respektimin e prezumimit të pafajësisë shih detajet

2019:
40% e qytetarëve të anketuar janë plotësisht ose pjesërisht të kënaqur me respektimin e prezumimit të pafajësisë nga gjykata, dhe 36% janë të pakënaqur, ndërsa 14% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. 30% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me respektimin e prezumimit të pafajësisë nga Prokuroria Publike, dhe 39% janë të pakënaqur, ndërsa 8% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. 19% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me respektimin e prezumimit të pafajësisë nga mediat, dhe 50% janë të pakënaqur, ndërsa 10% nuk ​​janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.
2020:

6.1.6 Perceptimi për atë nëse gjykatësit janë të lirë të marrin vendime pa ndërhyrje direkte ose indirekte nga Qeveria ose politikanët shih detajet

2019:
Shumica e avokatëve dhe prokurorëve publikë (47%) konsiderojnë se pushteti ekzekutiv shpesh u përzihet gjykatësve në vendimet gjyqësore, dhe 34% kanë theksuar se edhe deputetët shpesh bëjnë të njëjtën gjë. Në pjesën më të madhe gjykatësit kanë cekur se nuk përballen me ndërhyrje në vendimmarrje, dhe atë nga kryetari i gjykatës (ku 93% e të anketuarve janë përgjigjur se kjo nuk nuk ndodh asnjëherë ose rrallë), organizatat e shoqërisë civile (ku 83% e të anketuarve janë përgjigjur që kjo ndodh asnjëherë ose rrallë), përfaqësuesit e vendeve të tjera (ku 80% e të anketuarve janë përgjigjur se kjo nuk ndodh asnjëherë ose rrallë) dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (ku 81% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk ndodh asnjëherë ose rrallë). Lidhur me faktorët tjerë që përpiqen të ndikojnë mbi vendimet, 86% janë përgjigjur se ekzistojnë të tilla.
2020:

6.1.7 Numri i trajnimeve të planifikuara për gjykatësit dhe prokurorët publikë të përqëndruar në forcimin e të drejtave të mbrojtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procedurat penale shih detajet

2019:
Numri i trajnimeve të planifikuara në vitin 2019 për gjykatësit dhe prokurorët publikë të përqendruar në forcimin e të drejtave të mbrojtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procedurat penale është 9.
2020:

6.1.8 Numri i trajnimeve të realizuara për gjykatës dhe prokurorë publikë të përqendruar në forcimin e të drejtave të mbrojtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procedurën penal shih detajet

2019:
Numri i trajnimeve të realizuara në vitin 2019 për gjykatës dhe prokurorë publikë të përqendruar në forcimin e të drejtave të mbrojtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procedurat penale është 8.
2020:

6.2. Стратешка насока: Подобрување на системот за правда на децата

Indikatorë

6.2.1 Numri i përgjithshëm i fëmijëve të moshës 14 deri 18 vjeç që vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese- korrigjuese për më shumë se një vit shih detajet

2019:
Përfundimisht me muajin shkurt 2020, tre fëmijë të moshës 14 deri 18 vjeç të cilët vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese-korrigjuese për më shumë se një vit në shtëpinë edukuese-korrigjuese në Tetovë.
2020:

6.2.2 Numri i përgjithshëm i fëmijëve të moshës 14 deri 18 vjeç që vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese- korrigjuese për më shumë se tre vite shih detajet

2019:
Përfundimisht me muajin shkurt 2020, tre fëmijë të moshës 14 deri 18 vjeç të cilët vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese-korrigjuese për më shumë se tre vite në shtëpinë edukuese-korrigjuese në Tetovë.
2020:

6.2.3 Numri i përgjithshëm i fëmijëve të moshës 18 deri 23 vjeç që vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese- korrigjuese për më shumë se tre vite shih detajet

2019:
Kërkesës dërguar DES, në të cilën është cekur "Numri i përgjithshëm i të rinjve të moshës 18 deri 23 vjeç të cilët vuajnë masë institucionale në shtëpinë edukuese-korrigjuese për më shumë se tre vite", 71 iu është përgjigjur se gjithsej tre fëmijëve të moshës 14 deri në 23 vjeç janë duke vuajtur masë në Shtëpinë edukuese-korrigjuese Tetovë për më shumë se tre vite.
2020:

6.2.4 Numri i përgjithshëm i fëmijëve viktima të veprave penale që kanë marrë ndihmë juridike falas gjatë vitit shih detajet

2018:
Në Ministrinë e Drejtësisë nuk u dërgua asnjë kërkesë për miratimin e ndihmës juridike falas për fëmijët viktima të veprave penale.
2019:
Në Ministrinë e Drejtësisë nuk u dërgua asnjë kërkesë për miratimin e ndihmës juridike falas për fëmijët viktima të veprave penale.
2020:

6.2.5 Numri dhe profili i ndjekësve të trajnimit të vazhdueshëm në AGJPP të cilët kanë kaluar trajnime për trajtimin e fëmijëve viktima shih detajet

2018:
Në vitin 2018, trajnim të tillë kanë kaluar 44 gjykatës, 40 prokurorë publikë, 26 bashkëpunëtorë ekspertësh nga gjykatat dhe prokuroritë, 13 avokatë dhe 2 ndjekës të trajnimit fillestar.
2019:
Në vitin 2019, trajnim të tillë në AGJPP kanë kaluar 8 gjykatës, 12 prokurorë publik, 2 bashkëpunëtorë ekspertësh nga gjykatat dhe  prokuroritë dhe 15 përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.
2020:

6.2.6 Numri i trajnimeve të mbajtura në kuadër të trajnimit të vazhdueshëm në AGJPP që kanë të bëjnë me trajtimin e fëmijëve viktima shih detajet

2018:
Në vitin 2018 janë organizuar shtatë evenimente, nga të cilat gjashtë këshillime dhe një trajnim për trajnuesit.
2019:
Në vitin 2019 janë organizuar dy këshillime.
2020:
 
 

7.1. Стратешка насока: Превенција наспроти репресија како основна цел на прекршочната постапка

Indikatorë

7.1.1 Pjesëmarrja e masave parandaluese (vendim, edukim) kundrejt masave represive (gjobë, barazim, kallëzim për kundërvajtje) në numrin e përgjithshëm të masave të shqiptuara pas mbikëqyrjes inspektuese shih detajet

2019:
Masat parandaluese (vendimi, edukimi) mbizotërojnë bindshëm kundrejt masave represive (gjobë, barazim, kallëzim për kundërvajtje) në numrin e përgjithshëm të masave të shqiptuara pas mbikëqyrjes inspektuese me 85%.
2020:

7.1.2 Përqindja e lëndëve me procedurën e ngritur e barazimit kundrejt përqindjes së lëndëve për të cilat është ngritur kallëzim për kundërvajtje shih detajet

2019:
Procedura e barazimit zbatohet më shpesh (64%) kundrejt ngritjes së kallëzimit për kundërvajtje. 
2020:

8.1. Стратешка насока: Воспоставување стабилен граѓанско правен систем преку пополнување на постоечките правни празнини и негово усогласување со европските стандарди и современите општествени текови

Indikatorë

8.1.1 Perceptimi i palëve nëse gjykatat i trajtojnë njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht nga të ardhurat, origjina kombëtare ose shoqërore, gjinia apo religjioni shih detajet

2019:
Shumica e qytetarëve të anketuar pajtohen plotësisht ose pjesërisht se gjykatësit dhe stafi gjyqësor i kanë trajtuar njerëzit në mënyrë të barabartë pavarësisht nga të ardhurat e tyre, origjina kombëtare ose shoqërore, gjinia apo religjioni. Rreth një e treta e qytetarëve nuk mendojnë se ka trajtim të barabartë. Avokatët plotësisht ose pjesërisht pajtohen se gjykatësit dhe stafi gjyqësor nuk bëjnë diskriminim. Megjithatë, pothuajse 13% nuk ​​mendojnë se ka trajtim të barabartë.
2020:

8.1.2 Kënaqshmëria e palëve nga mundësia për t'i paraqitur dëshmitë e tyre para gjykatës dhe për t'ia kundërshtuar ato palës tjetër shih detajet

2019:
59% e qytetarëve të anketuar kanë qenë relativisht të kënaqur me mënyrën se si u është mundësuar paraqitja e dëshmive, 14% kanë qenë relativisht të pakënaqur dhe 23% nuk kanë qenë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.

63% e avokatëve të anketuar kanë qenë relativisht të kënaqur me mënyrën u është mundësuar të paraqesin dëshmi, dhe 38% nuk kanë qenë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.
2020:

8.1.3 Kënaqshmëria e palëve nga ajo se si gjykata i ka dëgjuar dëshmitarët shih detajet

2019:
53% e qytetarëve të anketuar kanë qenë relativisht të kënaqur me mënyrën se si gjykatësi i ka dëgjuar palët, 16% kanë qenë relativisht të pakënaqur dhe 18% nuk kanë qenë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.

Gjysma e avokatëve kanë qenë relativisht të kënaqur me mënyrën se si gjykatësi i ka dëgjuar palët, dhe gjysma tjetër nuk kanë qenë as të kënaqur dhe as të pakënaqur.
2020:

8.1.4 Kënaqshmëria e palëve nga kohëzgjatja e procedurës shih detajet

2019:
45% e qytetarëve të anketuar që kanë marrë pjesë në procedurë gjyqësore civile nuk janë të kënaqur me kohëzgjatjen e saj. Arsyeja kryesore e pakënaqësisë me kohëzgjatjen e procedurës në mesin e atyre qytetarëve që shprehën pakënaqësi janë periudhat e gjata kohore midis seancave të caktuara. Qytetarët gjithashtu janë të pakënaqur me shtyrjen e shpeshtë të seancave.
 
Pjesa më e madhe e avokatëve të anketuar (44%) e kanë vlerësuar me 3 kënaqshmërinë e tyre nga kohëzgjatja e procedurave gjyqësore në  shkallë nga 1 në 5. Deri në 63% të të anketuarve kanë pasur tre deri në pesë shtyrje (prolongime), përkatësisht seanca që nuk janë mbajtur për lëndën e fundit civile për të cilën ata janë paraqitur në gjykatën themelore. 12% e të anketuarve kanë pasur më shumë se pesë shtyrje  ose mosmbajtje të seancave gjyqësore. Vetëm 6% e avokatëve dhe prokurorëve të anketuar nuk kanë pasur asnjë shtyrje. Avokatët u pyetën gjithashtu edhe për arsyet më të shpeshta të shtyrjes së procedurave gjyqësore. Tri arsyet kryesore që shpesh ose herë pas here çojnë në shyrje të procedurave civile janë dobësitë në ligjet (88%), kthimi i lëndëve në vendimmarrje të sërishme në gjykatën themelore (75%) dheobstruksionet nga të huajt në procedurë (56%).
2020:

8.1.5 Numri i gjykatave në faqet e internetit të të cilave janë shfaqur qartë të dhënat për shpenzimet e nevojshme për udhëheqjen e procedurave shih detajet

2019:
Gjykata Supreme dhe gjykatat e apelit nuk kanë publikuar të dhëna të tilla.
 
Lidhur me shpenzimet për vërtetime, certifikata ose verifikime të ndryshme: 13 gjykatat themelore kanë publikuar shpenzime dhe të dhëna për llogaritë e pagueshme; një ka publikuar shpenzimet, por ka informatë mbi llogaritë e pagueshme vetëm për certifikatat nga evidenca ndëshkimore; pesë kanë publikuar edhe llogari të pagueshme për një pjesë të certifikatave; dhe tre kanë publikuar vetëm llogari të pagueshme, por pa informata mbi shpenzimin. Pesë gjykatat themelore nuk kanë publikuar asnjë informatë mbi këto shpenzime.
 
Në lidhje me shpenzimet për proceduras tjera dhe paushalle: dy gjykata themelore kanë publikuar shpenzime dhe të dhëna për fletëpagesa; një ka publikuar vetëm informata për shpenzimet, por jo edhe llogaritë e pagueshme; tetë kanë publikuar vetëm llogari të pagueshme, por jo edhe informata për shpenzimet; një ka publikuar të dhëna vetëm për procedurën e trashëgimisë; 15 gjykata themelore nuk kanë publikuar kurrfarë informata.
2020: