DISKRIMINIMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT: kuadri ligjor, sfidat dhe perceptimi i bazave të diskriminimit

Fushë

 DISKRIMINIMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT: kuadri ligjor, sfidat dhe perceptimi i bazave të diskriminimit

  •  14 dhjetor 2020
  •  Margarita Caca Nikollovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Diskriminimi si dukuri ka efekt negativ në një shoqëri dhe çon në krijimin e paragjykimeve dhe perceptimeve negative tek njerëzit për një gjendje të caktuar, me ç’rast diversiteti perceptohet më shumë si problem sesa si përfitim. Qëllimi i përgjithshëm në luftën kundër diskriminimit konsiston me mundësinë e qasjes së barabartë dhe të drejtë në mundësitë që i ofron një shoqëri. Kjo analizë ka për qëllim ta pasqyrojë gjendjen e diskriminimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes retrospektivës të rendit kushtetues dhe kuadrit ligjor deri në problemet që kanë të bëjnë me shfuqizimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe miratimin e ligjit të ri në tetor të vitit 2020. Periudha kohore në të cilën nuk ekzistonte rregullimi ligjor i diskriminimit, në kuptimin e ligjit lex specialis, ishte një shkas i mirë t’i jepet mundësi zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardeve të vendosura të Gjykatës Evropiane për të

Më shum