Të drejta themelore

Të drejta themelore


 

Në fushën e të drejtave të njeriut, janë përfshirë të drejtat tradicionale qytetare, përfshirë edhe të drejtën e jetës, parandalimin e torturës dhe trajtimin përçmues, lirinë e religjionit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit dhe shoqërimit, të drejtën e jetës private dhe të drejtën e komunikimeve, lirinë e shprehjes dhe pluralizmit të mediave. Pastaj, ndalohet diskriminimi mbi më shumë baza dhe kërkohet sigurimi i barazisë midis meshkujve dhe femrave. Fëmijët gëzojnë mbrojtje të posaçme. Duhet të garantohet edhe e drejta e arsimit dhe e drejta e pronësisë.
Shteti, i cili anëtarësohet duhet të sigurojë masa procedurale mbrojtëse: lirinë dhe sigurinë, si dhe të drejtën e gjykimit të drejtë. Qasja e barabartë deri në drejtësi është një parim i rëndësishëm.
Respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave kulturore monitorohet në bazë të dokumenteve ndërkombëtare, si dhe dispozitave kushtetuese të vendeve-kandidate. Vëmendje e posaçme i kushtohet integrimit të romëve.
Objekt i shqyrtimit në procesin e anëtarësimit janë edhe masat për parandalimin dhe luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë.
Me qëllim të avancimit të të drejtave themelore të qytetarëve të BE-së, është formuar Agjencia e posaçme për të Drejtat Fundamentale. Në të shtetet-kandidate mund të kenë statusin e vëzhguesit. Duhet të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale, në përputhje me direktivat e BE-së. 
 
Nga Rrjeti 23
  • Shqyrtim krahasues për vitin 2018 dhe 2019 të notave të Komisionit Evropian për Kapitullin 23
  • shadow-report19
  • Përmbledhja e rezymeve nga hulumtimi i grantistëve të projektit Rrjeti 23+
Shiko të gjithë dokumentet