Punëtoria “Kapitulli 23 – Lufta kundër korrupsionit”

Categories

Punëtoria “Kapitulli 23 – Lufta kundër korrupsionit”

Në periudhën prej 5 Tetor deri më 7 Tetor, 2016, u mbajt punëtoria dedikuar sferës Lufta kundër korrupsionit në pajtim me strukturën e Kapitullit 23. Kjo punëtori u projektua për anëtarët e organizatave qytetare që janë pjesë e Rrjetit 23 dhe skemës grantuese nga projekti “Rrjeti 23+” dhe do të jenë direkt apo indirekt të lidhura me procesin e monitorimit dhe evaluimit të politikave publike në Kapitullin 23 përmes realizimit të projekteve të tyre që janë pjesë përbërëse e skemës së granteve por edhe të aktiviteteve të tyre egzistuese. Punëtoria do të përdoret edhe për kontrollim të përparimit të projekteve aktuale që zbatohen nga ana e grantistëve, si dhe rishikim të procesit të raportimit.

Qëllimet e punëtorisë i referohen:
  1. Njohjes me kornizën e UE-së dhe trupave të tjerë ndërkombëtar për luftën kundër korrupsionit dhe kushtëzimit në këtë sferë gjatë qasjes;
  2. Rritja e njohurive lidhur me instrumentet për luftimin e korrupsionit, sidomos njohuritë e shoqërisë civile;
  3. Përforcimin e kapacitetit në luftën kundër korrupsionit.
Secili nga pjesëmarrësit u pajis me njohuri për instrumentet e UE-së në luftën kundër korrupsionit. Në të njejtën kohë, u këmbyen edhe njohuri dhe përvoja ndërmjet organizatave qytetare për aktivitetet e sektorit civil në luftën kundër korrupsionit. Gjatë punëtorisë u bë rishikim i zbatimit të projekteve të deritanishme të skemës së granteve.

Projekti Rrjeti 23+ është i financuar nga Unioni Evropian.

Gallery