Punëtori për përgatitje te dokumenteve për politika publike - Rrjeti 23

Categories

Punëtori për përgatitje te dokumenteve për politika publike - Rrjeti 23

Prej 1 deri më 3 mars 2017, u mbajt një punëtori në lidhje me ritjen e kapaciteteve të organizatave për përpunimin e dokumenteve për politika publike, në kuadër të programit ``rrjeti 23+``. Kjo  punetori u është dedikuar  organizatave të cilat janë shfrytezuese të granteve në kuadër të programit  "Rrjeti 23+".

Në këtë punëtori u prezentuan mjetet për analizë të politikave publike dhe si mund të punohen dokumente për politika publike me opcione të qarta, gjithashtu u ndanë edhe përvojat e përbashkëta pozitive të organizatave. Punëtoria sherbeu edhe për të shqyrtuar progresin e projekteve të vazhdueshme që zbatohen nga shfrytezuesit e granteve, si dhe puna me mentorët e organizatave

Për më tepër, në këtë punetori u paraqiten udhëzime për shfrytezimin  dhe përditësimin e platformës MERC, me anë të së cilës organizatat do të mund individualisht të kontribuojne në pasurimin e bazës së të dhënave.  

Gallery