Transparencë dhe sinqeritet: Modernizimi i sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë (dokument për politikë publike)

Categories

Transparencë dhe sinqeritet: Modernizimi i sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë (dokument për politikë publike)

Rrjeti 23 publikoi dokument për politika publike nga sfera e transparencës dhe sinqeritetit në sistemin gjyqësor.

Në dokument gjinden rekomandime për avancimin e transparencës në sistemin gjyqësor me rekomandime konkrete ligjore, si dhe janë të përfshira edhe përfundimet kyçe nga dialogu për politika nga Rrjeti 23+, që u mbajt në prill të vitit 2017. Pjesë nga gjetjet janë të konfirmuara në raportin e dytë të grupës së ekspertëve të Priebes.

Hap kyç në avancimin e transparencës në gjyqësor është qasja strategjike për marrëdhënie me publikun në gjyqësorin, në përgatitjen e së cilës do të marrin pjesë të gjithë aktorët relevant ( Këshilli Gjyqësor, gjykatat, Ministria e Drejtësisë, Shoqata e gjyqtarëve, avokatë, gazetarë etj). Me këtë qasje duhet të vërtetohen rregullat për komunikim me qytetarët, organizatat jo qeveritare dhe mediumet, me qëllim zmadhimi i besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Gjithashtu, rekomandohen masa për zmadhimin e publicitetit të seancave gjyqësore, publikimi i rregullt i vendimeve gjyqësore dhe zmadhimi i përdorshmërisë së web faqeve të gjykatave.
Dokumentin e tërësishëm mund ta gjeni në linkun më poshtë.

Autor i dokumentit është D-r. Ljubica Karamandi Popçevska. Dokumenti është përpunuar si pjesë e projektit Rrjeti 23+, i finansuar nga Bashkimi Evropian.
 

Download files

 Transparenca dhe publiciteti: sfidë për modernizimin e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë