Punëtori strategjike: Kontributi i mundshëm i Rrjetit 23 në aderimin në BE

Categories

Punëtori strategjike: Kontributi i mundshëm i Rrjetit 23 në aderimin në BE

Më 5 dhe 6 qershor në hotel Radika, Instituti për politike evropiane dhe Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut organizuan punëtori strategjike "Kontributi i mundshëm i Rrjetit 23 në aderimin në BE".

Në punëtori morrën pjesë përfaqësues nga organizatat që janë pjesë e Rrjetit 23, si dhe përfaqësues nga Sekretariati për çështje evropiane dhe Ministria e drejtësisë dhe punëve të jashtme. Punëtoria kishte për qëllim të përgadisërrjetin 23 për ndikim më të madh në hapat e ardhshme të procesit aderues dhe të rrisë kapacitetin e organiyatave qytetare për kontribut efektiv në proecesin e negociatave.

Në ditën e parë të punëtorisë Gorica Atanasova Gjorevska nga MPJ, Biljana Stojanoska Doçinski nga SÇE dhe Bojana Bosillkova nga ministria e drejtë prezentuan dinamikën e procesit të negociatave me BE-në dhe nevojën për kontribut nga sektori joqeveritar. Dita e dytë e punëtorisë ju kushtua zhvillimit në BE dhe kërkesave të procesit të aderimit, si dhe Acquis-ë të BE-së në Kapitullin 23 dhe roli i Rrjetit 23 në negociata.

Punëtoria u organizua në suaza të projektit Rrjeti 23 - Rrjetësim për ndikim (NETWIT 23), finansuar nga Fondi Ballkanik për Demokraci dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd.

Gallery